E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, varfëria kushtëzon pajisjen në disa familje

Në rrethin e Pukës, janë të shumta familjet që për shkak të varfërisë nuk mund të pajisen me kartat e identitetit, pasi e kanë të pamundur blerjen e tyre. Familja Lluka e përbërë prej 7 anëtarësh mbahen vetëm me 4 000 lekë të ardhura mujore. 

PUKE- Në rrethin e Pukës, janë me qindra familjet që për shkak të varfërisë së tejskajshme nuk do të kenë mundësi të pajisen me karta identiteti, pasi e kanë të pamundur blerjen e tyre. Një nga këto familje është dhe ajo e Kujtim Llukës, e cila sëbashku me bashkëshorten dhe me 5 fëmijët e tyre numërojnë ditët e muajit për të marrë ndihmën ekonomike prej 4000 lekësh.
Kjo familje jeton në fshatin Kabash të komunës Rrapaj. Kryefamiljari i familjes Lluka shprehet për televizionin “News24” se as që i shkon në mendje që të aplikoj për kartën e identitetit, pasi ky veprim i kushton atij më shumë se gjysmën e përkrahjes që i jep komuna, çka do të thotë sakrifikimi i ushqimit të fëmijëve.

Kjo familje nuk është e vetmja në këtë fshat që paraqet këtë panoramë të trishtë si shkak i gjendjes së mjerueshme ekonomike. Dhjetra të tjera në fshatin Kabash të rrethit të Pukës janë zhytur në varfëri të plotë çka i bënë të pamundur financiarisht për blerjen e kartave të identitetit e për pasaojë hedhjen e votës më 28 qershor. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›