E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PSD, Gjinushi: Shqipëria në NATO pa reforma

Kreu i PSD Gjinushi, gjatë një konference me strukturat socialdemokrate në qytetin e Fierit, tha se Shqipëria po integrohet në NATO pa kryer asnjë reformë, por duke pasur vetëm kushte dhe kritika nga ndërkombëtarët. 

FIER- Takimi i radhës i kryetarit të Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi me strukturat socialdemokrate ka qenë në qytetin e Fierit. Në këtë konferencë Gjinushi tha se Shqipëria po antarësohet në NATO pa kryer asnjë reformë, por duke pasur vetëm kushte dhe kritika nga ndërkombëtarët.
“Shqipëria meriton të integrohet, ashtu siç po anëtarësohet në NATO të anëtarësohet edhe në BE, por kjo qeveri ka bërë që edhe ky anëtarësim në NATO të mos bëhet me dinjitet, mos të bëhet me reforma të kryera, por të bëhet duke pas gjithmonë kusht kritikat edhe më të rrepta për Shqipërinë”- tha Gjinushi.
Gjithashtu kreu i PSD-se sulmoi edhe partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën e quajti tradhëtare.
“Me LSI-në hymë bashkë në zgjedhjet lokale, por ajo punoi që në këshillat e qarqeve të kalonin në favor të Partisë Demokratike. Pra kjo forcë doli me kundërshtarin edhe kur hyri me ne në zgjedhje”- theksoi Skënder Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›