Kartat, vazhdojnë problemet në disa rrethe të vendit
Vazhdojnë problemet me aplikimin për letërnjoftimet elektronike në disa rrethe të vendit. Problematike paraqitet situata në qytetin e Fushë-Krujës. Sipas banorëve që presin të aplikojnë, mungesa e energjisë elektrike ka bllokuar punën duke krijuar radhë të gjata. Ata shprehen se energjia elektrike ka ardhur vetëm 30 minuta në një prej lagjeve të Fushë-Krujës, në lagjen Kastrioti.
Ndërkohë, punonjësit e zyrave të aplikimit për letërnjoftimet nuk pranojnë të prononcohen për situatën. Edhe në qarkun e Elbasanit, në Belsh, rreth 50 shtetas kanë pritur sot në radhë për të aplikuar për kartat. Shkak për ndërprerjen e procesit të aplikimit duket se kanë qenë defektet në aparatura.