E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron Sejdiun me rastin e 10-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të çlirimit. Dëshiroj sot, që në 10 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat e Aleancës më të madhe të lirisë, tju dërgoj urimet më të sinqerta dhe të gëzuara Ju dhe nëpërmjet Jush të gjithë popullit heroik të Kosovës! Kjo ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës, në historinë e të gjithë popullit shqiptar por edhe në atë të rajonit shënoi kthesën historike të fitores së lirisë ndaj barbarisë dhe diktaturës, dëshmoi pathyeshmërinë e rrjedhës së mëtejshme të ngjarjeve të rajonit dhe hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës, aq shumë të dëshiruar, me të drejtë nga populli i saj, e aq shumë të mbështetur nga bota e qytetëruar. Shqipëria, e vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të prodhojnë një siguri të pashembullt dhe afatgjatë në rajon, do të kontribuojë, në planin dypalësh, shumëpalësh dhe global për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve, citon urimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›