Zgjedhjet e lira, prioritet
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi elektoral me banorë të Paskuqanit, në kryeqytet, i bëri thirrje të gjithë banorëve që të pajisen me letërnjoftimet elektronike dhe të votojnë duke i dëshmuar kështu Europës dhe botës se ‘zgjedhjet e lira janë përkushtimi ynë absolut’.
Në fjalën e tij Berisha deklaroi se me mbështetjen e fuqishme të qeverisë, Paskuqani do të shndërrohet në një prej bashkive më të zhvilluara të vendit. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë vlerësoi zhvillimin që ka marrë kjo zonë në vitet e fundit.
"Socialistët nuk i dhanë votat për shndërrimin tuaj në bashki, por kësaj here do të mbledhim aq shumë vota sa nuk do të ketë nevojë për votat e tyre", u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri nënvizoi se "në 4 vite, në Paskuqan janë investuar 24 herë më shumë se sa ka investuar qeverisja socialiste". "Ne investuam mbi 1 miliard e 100 milion lekë (të reja). Kemi investuar në rrugën Paskuqan-Kamëz, Paskuqan-Varreza, Paskuqan-Kodërkuqe", tha Kryeministri duke shtuar se "Paskuqani po merr të gjithë infrastrukturën moderne që meriton me shkolla, ujësjellës, shërbimin shëndetësor dhe rrjetin elektrik".
"4 vitet që vijnë, Paskuqani do të shndërrohet në një nga zonat më të kushtueshme të vendit. Legalizimi po ecën dhe hapja e tregut të letrave me vlerë është interesi i 800 mijë shqiptarëve që i kanë marrë. Tregu i letrave me vlerë ndihmon edhe të gjithë qytetarët që legalizimet t’i bëjnë me një çmim edhe më të arsyeshëm", u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri premtoi se "në këtë zonë do të zhvillohen projekte të mëdha dhe konkretisht do ndërtohen një seri urash që janë në projekt". Kryeministri siguroi se "projekti i PD-së është projekti europian për rritjen e madhe të rrogave dhe pensioneve, për asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve të tjera, për shkolla moderne, për lëvizjen e lirë në mbarë Europën dhe për përgatitjen e Shqipërisë në mandatit tonë të dytë për anëtare të BE-së".