Nesër mbyllet aplikimi i kartave, 100 mijë persona mbeten pa votuar

Aplikimi për tu pajisur me kartë identiteti përfundon më 15 qershor, ndërkohë sipas përllogaritjeve të shifrave zyrtare, i bie që rreth100 mijë qytetarë do të mbeten pa votuar në zgjedhjet e 28 qershorit për shkak të mospajisjes me letërnjoftimet e reja elektronike. Gjithmonë sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, deri më tani kanë aplikuar 1 milion e 300 mijë shtetas, ndërsa kanë tërhequr kartat rreth 914 mijë qytetarë, ku rreth 450 mijë prej tyre i takojnë grupit të qytetarëve pa pasaportë. Ndërkohë, firma Aleat ka prodhuar 1 milion e 200 mijë karta identiteti.
Pra sipas MB rreth 400 mijë qytetarë nuk i kanë tërhequr letërnjoftime elektronike, ndërkohë janë rreth 100 mijë të tjerë që kanë aplikuar dhe nuk u ka dalë ende karta e identitetit. Numri në total i shtetasve pa pasaportë është 750 mijë, ndërkohë janë pajisur 450 mijë shtetas pa pasaportë. Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese është që Ministria e Brendshme nuk ka publikuar zyrtarisht numrin e shtetasve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar, të cilët tani e kanë humbur të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo kategori, sipas logjikës së shifrave dhe kohës për të aplikuar, e kalon numrin e 100 mijë personave që nuk do ta marrin kartën. Kështu, gjatë ditës së djeshme, në lidhje me procesin e pajisjes së shtetasve me kartën e identitetit, Ministria e Brendshme informon opinionin publik se aplikimi për letërnjoftimet elektronike për të gjithë shtetasit që nuk zotërojnë pasaportë do të vazhdojë deri në datën 15 qershor. Si rrjedhojë, MB, nëpërmjet Fatmir Konjës, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë të vazhdojnë të paraqiten për të aplikuar. Ministria e Brendshme u bën thirrje gjithashtu qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike të prodhuara.Deri ditën e djeshme janë tërhequr nga qytetarët 914 mijë letërnjoftime elektronike, ndërkohë një numër i madh letërnjoftimesh ende nuk janë tërhequr. Të gjitha zyrat për aplikimin dhe shpërndarjen e kartave janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndaj i lutemi të gjithë qytetarëve të shkojnë dhe të tërheqin sa më parë letërnjoftimet e tyre elektronike, përfundon MB. Për ta minimizuar sadopak numrin e shtetasve që do të përjashtohen nga zgjedhjet e qershorit për shkak të kartave, sidomos në rrethe, ky afat përfundimtarë që ka vendosur MB, duhet shtyrë të paktën edhe 1 javë, sepse shumë bashki të mëdha në vend raportojnë se gjysma e shtetasve pa pasaportë nuk janë pajisur me karta identiteti. Nga ana tjetër, sipas socialistëve, mijëra qytetarë do të mbeten pa votuar për shkak se nuk janë pajisur me letërnjoftimin elektronik. Partia Socialiste denoncon në mënyrë të pandërprerë se numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë më shumë se 10 për qind. Një shqetësim tjetër serioz për PS, është se ata shtetas pa pasaportë që kanë aplikuar por që nuk kanë marrë ende letërnjoftimin mbetet i dyshimtë. Sipas socialistëve askush nuk e kupton përse Aleat nuk publikon tek dera e zyrës së aplikimit emrat e të gjithë atyre që i ka ardhur letërnjoftimi, që të mos sorollaten. PS gjithashtu shprehet se shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në vend. PS ka arritur në konkluzionin se me kartat e identitetit dhe me regjistrin civil të përqendruar kjo qeveri realizoi dështimin e fundit, pra degjeneroi edhe teknologjitë moderne, duke shtuar se nuk është e rëndësishme se paskan aplikuar rreth 1.3 milionë, kur Qeveria nuk është në gjendje, apo nuk dëshiron të japë shifrën sesa votues pa pasaportë kanë marrë në dorë letërnjoftimin dhe këtë shifër nuk e ka dhënë asnjëherë. Ndërkaq, denoncimi që bëri Partia Socialiste për gjetjen e një 158 vjeçare në listat e zgjedhësve, ka futur në sherr PD dhe PS, pasi votuesja në fjalë u konstatua që jetonte dhe ishte 59 vjeçe. Kështu, për pesë ditë, Shqype Hasibra mbush plot 158 vjeçe, duke hyrë në listën e njerëzve më të vjetër të botës. Rastësia e solli që Shqype Hasibra të figurojë në listën e zgjedhësve shqiptarë dukë qenë një prej njerëzve që ka votuar që në kohën e Ismail Qemalit e deri në mundësinë më të afërt, zgjedhjet e 28 qershorit. Realisht kjo banore e komunës Shkallnur në qarkun e Durrësit është 58 vjeçe dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që gabimet në dukje jo të bëra shkarazi në listën zyrtare të zgjedhësve rrezikojnë të acarojnë më shumë klimën zgjedhore në vend, kur socialistët vijojnë akuzat se krahas mohimit për të votuar që qeveria po u bën shqiptarëve nëpërmjet abuzimeve me procesin e kartave, po konstatohen gabime të shpeshta edhe në listat e zgjedhësve.
*****************************************************************
Listat, Islami: 3300 votues mbi moshën 110 vjeç
Partia Socialiste, zbardh një tjetër fakt që lidhet sipas tyre me pasaktësitë që mbartin listat përfundimtare të zgjedhësve, të publikuara nga Ministria e Brendshme. Sekretari për çështjet zgjedhore Kastriot Islami në Parinë Socialiste, shprehet se lista ka pasqyruar defektet e regjistrit civil të shtetasve, e cila është hartuar mbi bazën e disa librave me të dhëna të vjetra që ekzistojnë mbi komunat dhe bashkitë në vend. Sipas Islamit, ky defekt i reflektuar në lista, ka sjellë dhe ekzistencën e 3300 votuesve mbi moshën 110 vjeç apo 5200 dublikimeve të emrave. Sekretari për çështjet zgjedhore, i referohet dhe rastit të bërë publik ditë më parë të një shtetaseje që figuron në lista me moshën 159 vjeçe. Sipas Islamit, selia rozë po bën të gjitha verifikimet e rasteve të identifikuara për të saktësuar qëndrimin nëse këto defekte janë të qëllimshme nga Ministria e Brendshme. Ndërkaq, duke u ndalur gjithnjë në kuadër të pajisjes me karta, mësohet se banoret e fshatit Piskupat ne rrethin e Pogradecit po pengohen te pajisen me karta identiteti. Sipas sekretarit te Partisë Socialiste të zonës Ajet Bajraktari, kuponët janë mbledhur qëllimisht nga punonjësit e komunës. Ai tregon se ditën e premte punonjësja Isida Qysho me nenën e saj kanë marre kuponët e banoreve, ku si rregull tërheqja e kartave duhet të behet vetëm nga aplikuesi. Një prej banoreve tregon se Isida Qyshko, të cilën nuk e njeh si punonjëse të komunës, i ka marrë tre kuponë të letërnjoftimeve. Kryetari i komunës mohon që punonjësja e tij e sapoemëruar nga Ministria e Brendshme të ketë marrë kuponët e aplikimit.