Kartat, zyrat e aplikimit të hapura edhe gjatë fundjavës

Edhe pse nuk ka rradhë të gjata në njësitë bashkiake ku aplikohet për karta dhe pasaporta biomertike, zyrat janë ta hapura në dy ditët e pushimit zyrtarë, të shtunë dhe të dielën. Kemi shkuar në disa njësi bashkiake ku punonjëset e gjëndjes civile na kanë pohuar se dita e shtunë ka pasur një fluks të madh të qytetarëve që kanë aplikuar për karta identiteti, ndërsa dita e diel ka një numër të më vogël.
Ndërsa vet qytetarët pohojnë se zyrat e hapura ditët e pushimit u jep atyre mundësi të aplikojnë për pasaportë biometrike e kartë, pasi ditët e tjera janë në punë si dhe në shkollë.
Disa ditë më parë në një deklaratë për shtyp zv.ministri i brendshëm Ferdinad Poni ka urdhëruar që të gjitha zyrat e gjendjes civile të jenë të hapura edhe ditët e e pushimit si dhe zgjatje e orarit gjatë ditëve të javës. Kjo vjen për tu dhënë mundësinë qytetarëve të aplikojnë për dokumentet e identifikimit, dhe të mund të votojnë për zgjedhjet vendore të 8 majit.