E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet viktima në Durrës, policia: Dyshohet për vetëmbytje

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e viktimës që u gjet mesditën e djeshme në det. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 50-vjeçarja Mimoza Rexha e lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë.

Sipas policisë 50-vjeçarja ishte kthyer në Shqipërisë pasi jetonte në Turqi ku ishte divorcuar edhe nga bashkëshorti i saj.
 

Sipas policisë 50-vjeçarja dyshohet se është vetëmbytur në det por nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që e kanë çuar Rexhën të marrë këtë hap tragjik.
 

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në sektorin “Apollonia” në Durrës ku trupi I pajetë I 50-vjeçares u gjet i mbytur në det.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›