HRW Iraku dhe SHBA te hetojne abuzimet me te burgosurit

Iraku duhet te hetoje akuzat se policet dhe ushtaret irakiane kane abuzuar dhe torturuar te burgosurit. Ky ka qene apeli i Organizates Boterore per te Drejtat e Njeriut pas ngritjes se ketyre akuzave ne dhjetera dokumenta te publikuara nga faqja Uikiliks. Kjo organizate i ben thirrje edhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes te hetojne nese edhe ushtaret amerikane kane shkelur ligjet nderkombetare. Kjo pasi sipas dokumenteve ata i kane dorezuar te burgosurit irakianeve duke e ditur rrezikun nga torturat. Nje dite me pare rreth 400 mije dokumeta sekrete u publikuan ne faqen e internetit Wikileaks.
Ketyre dokumentave i eshte referuar edhe rrjeti televiziv Al- Xhazira qe ka zbuluar permbajtjen befasuese te tyre. Sipas televizionit satelitor panarab dokumentat sekrete ushtarake tregojne zhvillimet ne periudhen nga janari i 2004 ne 31 dhjetor te 2010 ndersa shton se bilanci i civileve te vrare eshte me i madh nga sa eshte deklaruar. Al Xhazira permend raporte te ushtrise amerikane ne te cilat shkruhet per lidhjet mes kryeministrit irakian Nuri Al Maliki me te ashtuquajturat skuadra te vdekjes qe perhapen terror ne fillim te konfliktit si dhe perfshirjen e Iranit ne financimin e milicise shiite. Uashingtoni ka denuar publikimin e dokumentave pasi sipas saj veprimi i ve ne rrezik ushtaret amerikane dhe irakiane. Ndersa themeluesi i faqes eshte shprehur se dokumentat zbulojne te verteten rreth konfliktit.
Anisa Braho