E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevat ne France vijon kriza e karburantit

Parisienet te vetedijshem per mungesen e karburantit qe ne oret e para te se dieles i jane drejtuar pikave te karburantit per te furnizuar makinat e tyre. Por megjithate edhe pse tashme kjo eshte bere nje rutine e perditshme ata jane te vendosur te mbeshtesin greven. Nje prej shofereve thote se ka planifikuar te shkoje me pushime fundjaven tjeter por iu bashkua rradhes per te mbushuar serbatorin e makines ne rast se do kete mungese te lendes djegese gjate javes. Ai tha se pret qe greva ne rafineri te vazhdoje dhe gjate javes.

Ne do te shkojme me pushime fundjaven tjeter dhe mendoj se ka me pak njerez te dielen ne mengjes se sa gjate javes per te mbushur makinen me karburant tha ai. Ministri i Transporteve Dominik Baserou i ka kerkuar shofereve qe te mos e teprojne me mbushjen e tepert te automjetit te tyre me karburant. Por drejtuesit e mjeteve thone se kane pak mundesi zgjedhjeje dhe po pershtaten me rrethanat duke u munduar te mbushin rezervat e tyre.

Qeveria franceze u zotua te shtunen per te rikthyer normalitetin ne pikat e karburantit por sindikatat e rafinerise kane kembengulur te vazhdojne greven e tyre pas miratimit te reformes se pensioneve nga ana e senatit. Pavaresisht protestave qe vijojne prej javesh dhe grevave qe kane goditur hekurudhat dhe rafinerite reforma e Sarkozi pritet te miratohet perfundimisht te merkuren.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›