Kartëmonedha 1 mijë lekëshe tërhiqet nga qarkullimi

Kartëmonedha 1000 lekë me përmasat 178 mm x 78 mm ngjyrë e gjelbër do të ketë kurs ligjor deri në datën 31 mars 2011 dhe prej datës 1 prill 2011 nuk mund të përdoret më si mjet pagese.
Kartëmonedha 1000 Lekë, emision i vitit 1992, është shtypur për herë të parë në Kinë në 1992 dhe është hedhur në qarkullim më 1 tetor të këtij viti. Në të u vendosën firmat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit.
Kjo prerje u rishtyp në vitin 1994 nga kompania "De la Rue" , me të njëjtat elemente sigurie, por me vit dhe firma të ndryshuara, dhe u hodh në qarkullim në 2 qershor 1994.
Kartëmonedha është rishtypur në vitin 1995 nga kompania "Tumba Bruk" (Suedi), me elemente sigurie të përmirësuara dhe me vit emetimi e firma të ndryshuara, dhe u hodh në qarkullim në 29 shkurt 1996. Ajo do të rishtypej përsëri nga po kjo kompani, në vitin 1996, me të tjera elemente të përmirësuar dhe me vit emetimi të ndryshuar. Prerja e fundit e rishtypu u hodh në qarkullim më 11 korrik 1997.
Kartëmonedha ka të vendosur në anën e përparme djathtas portretin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe në qendër vlerën e kartëmonedhës të shoqëruar me ornametikë.
Në anën e prapme, ka në qendër emblemën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Në të majtë ka Kalanë e Krujës dhe në të djathtë ka të shënuar vlerën e kartëmonedhës.
2010-12-28 15:48
[