Kartëvizitat e Visar Ymerit me logon e Republikës së Kosovës

Shefi i grupit parlamentarë i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nuk ka pranuar sot të mbajë konferencë për media, para flamurit shtetëror në Kuvendin e Kosovës.
Ai i ftoi të gjithë gazetarët në zyrën e tij, që deklaratën ta bëjë para flamurit kombëtarë.
Edhe ndonjëherë rrallë kur ai mbanë konferencë aty, largohet nga vendi ku në prapavijë të tij mund të duket flamuri apo simbolet shtetërore të Kosovës.
Dihet që Vetëvendosje nuk i pranon simbolet e Republikës së Kosovës, por vet deputeti Ymeri, vizitë kartat i ka me simbole shtetërore.
Gjatë konferencës që mbajti sot Ymeri në zyrën e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Indeksonline ka fotografuar kartëvizitën e deputetit Ymeri, me simbolin e shtetit të Kosovës.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Vetëvendosjes, thonë se arsyeja e mbajtjes së mbledhjeve në zyrë të tyre, është çështje teknike.
“Arsyeja pse i ftojmë gazetaret në zyrën tonë edhe veç çështje teknike. Kur është një gjë e rëndësishme dhe duam të flasim më gjate më gazetaret e bëjmë një gjë të tille, për shkak të komoditetit”, tha për Indeksonline Adonis Tahiri, nga sekretariati për media dhe komunikim.
Tahiri nuk është përgjigjur se “pse në zyrën e Ymerit janë parë disa kartela personale ku në to është logoja e shtetit të Kosovës”.M.B./Indeksonline/