E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhep Selimi: AKSH jo serioze

Rexhep Selimi flet për videon e publikuar nga AKSH. Sipas tij, kjo armatë përpos publkimeve në media nuk ka bërë asnjëherë asgjë.

Selimi i cili ka përvojë të gjatë me ushtrinë dhe armët, këto thirrje për luftë i quan jo serioze.
“Ky është një skeq i aktruar dobët. Nuk e kanë shqiptarët këtë imazh të kërcënimit dhe të mos bëjnë asgjë”, ka thënë ai në Klan-Kosova.

Për Selimin, veprimet këtyre pjesëtarëve të kësaj organizate e shpallur ilegale në Kosovë, nuk kanë të bëjnë asgjë me identitetin shqiptar.

Në këtë intervistë dhënë në programin të mëngjesit, Ora 7, deputeti i VV-së, tha se asgjë nga kjo nuk e destabilizon situatën në Kosovë.
“Serbia po e destabilizon situatën”, ka thënë ai.

Njeriu që doli i pari publikisht dhe foli në emër të UÇK-së, tha se do t’i rrokte armën sërish, nëse shteti ka nevojë për të.
Por, meqë deri tash nuk e sheh të arsyeshme ai nuk u bënë thirrje qytetarëve që ti bashkohen radhëve të AKSH-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›