E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet flamuri në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë

Policia malazeze sot ka arrestuar një të dyshuar (E.S.), i cili kishte hyrë në oborrin e ndërtesës e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, nga ku kishte vjedhur flamurin shqiptar, njoftoi sot policia e Malit të Zi.

Lajmi konfirmohet edhe nga sekretarja e parë e Ambasadës sonë në Podgoricë, e cila thotë në telefon për “Shekulli”-n: “Po, është e vërtetë që është vjedhur flamuri”.

Më tej ajo arrin të shtojë vetëm kaq: “Nuk mund të jap shpjegime, pasi kronologjinë e ngjarjes e kemi dërguar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe pritet që kjo e fundit të dalë me një njoftim për shtyp”.

Ndërkohë, policia malazeze është duke zhvilluar hetime për vjedhjen e flamurit tonë kombëtar para godinës së Ambasadës shqiptare në kryeqendrën malazeze./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›