Ministria “kap” me shkelje 15 prokurorë të Krimeve të Rënda
28/12/2011 Zbardhet raport-inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë. Zgjatën e pushuan dosjet
TIRANE-Ministria e Drejtësisë trondit Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një raport inspektimi i kryer pak kohë më parë nga tre inspektorë të kësaj ministrie ka nxjerrë me shkelje 15 prokurorë të Krimeve të Rënda. Raporti në fjalë vjen në një kohë kur mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë ka pasur përplasje, lidhur me ndjekjen e politikës penale për dënimin me dy vjet burg të djalit të deputetes së PS Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, i cili u dënua me dy vjet burg për akuzën e vrasjes. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por tashmë pas raportit tjetër të ministrisë, dy institucionet i kanë hapur “luftë të ftohtë” njëra-tjetrës, duke kryer inspektime me grupe të posaçme. Gazeta “Metropol” ka mundur të sigurojë raportin e inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, ku sipas të cilit Ina Rama duhet të fillojë procedim disiplinor për 15 prokurorë që ushtrojnë detyrën e tyre tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndër prokurorët që janë zënë me shkelje sipas raportit të inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë janë:Ylli Bedalli, Elizabeta Imeraj, Ardian Nezha, Erviola Stoja, Ervin Kondili, Xhevat Hana, Bardhok Lleshi etj. Raporti voluminoz i tre inspektorëve të ministrisë, nuk le pa përmendur dhe rezultatet e pesë prokurorëve që gjatë punës së tyre hetimore s’kanë kryer shkelje hetimore. Pesë nga këta prokurorë, janë kryeprokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, zv/drejtuesi Kosta Beluri, Eugen Beci, Anton Martini dhe Besnik Muçi. Raporti voluminoz tashmë mësohet t’i jetë dërguar në një kopje Parlamentit, Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe Kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit ende nuk ka marrë asnjë procedim disiplinor ndaj 15 prokurorëve të zënë me shkelje, pasi e ka quajtur raportin e ministrisë si jo realist dhe që nuk pasqyron punën hetimore dhe realitetin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për gazetën “Metropol” se Ministria e Drejtësisë vazhdon të ushtrojë presion, ku këtë herë objekt i këtij presioni është bërë Prokuroria me performancën më të mirë në vend. “Nuk mundet që një institucion siç është Ministria e Drejtësisë, të nxjerrë thuajse të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda me shkelje. Ky është një raport që ka si qëllim vetëm denigrimin dhe prishjen e performancës së Krimeve të Rënda”,-thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë që të kontaktuar në telefon burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se raporti voluminoz që i kalon të 200 faqet s’ka për qëllim krijimin e një konflikti me Prokurorinë e Përgjithshme, por përkundrazi sipas tyre ai ka bërë një panoramim të punës së Krimeve të Rënda vetëm në dy vjet. Në fund ky raport del me tre rekomandime të qarta për Kryeprokuroren Ina Rama, të cilës i rekomandon të marrë masa urgjente për përmirësimin e punës në këtë institucion.
Prokuroria, prej 4 ditësh inspektim
Tre rekomandimet që jepen në raport-inspektimin e Ministrisë së Drejtësisë, nuk janë pranuar nga Ina Rama, por në mënyrë urgjente kjo e fundit ka urdhëruar inspektimin e imtësishëm të të gjitha dosjeve penale, që kanë qenë objekt inspektimi nga ministria. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë, të cilat thanë se prej katër ditë inspektorë të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit kanë “zbarkuar” në ambientet e Krimeve të Rënda, duke kryer verifikimet e nevojshme. Momentalisht është ende herët për të folur mbi konkluzionet e këtij inspektimi, pasi procesi ndodhet në procedurat fillestare. Pritet që ky inspektim të vijojë dhe në muajin janar të vitit 2012, ku dhe Kryeprokurorja Ina Rama do të njihet me konkluzionet përfundimtare. Mësohet se dy raportet e inspektimit do të krahasohen me njëri-tjetrin, prej nga do të vendoset nëse do ketë procedim disiplinor për prokurorët e kapur me shkelje.
Problemi, pushimi i dosjeve
Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë të hartuar nga tre inspektorë, shkeljet më të rëndomta të Krimeve të Rënda janë ato të pushimit të dosjeve dhe tejzgjatjes pa motiv të hetimeve. Janë evidentuar shumë raste që flasin për abuzime ligjore ndaj nga ana e 15 prokurorëve, duke i rekomanduar emrat e tyre për procedime disiplinore. Në fakt tejzgjatje e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë problem dhe nga një studim i specialistes së Prokurorisë së Përgjithshme Edlira Jorgaqi në muajin korrik 2009, e cila i rendit Krimet e Rënda në vend të parë në shkallë vendi, për sa i përket shtyrjeve të afateve. Sipas studimit të Jorgaqit, kohëzgjatja e hetimeve që bën kjo Prokurori është katër herë më e madhe se kohëzgjatja mesatare në shkallë vendi. Duket se ky detaj është vënë re dhe nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, që në raportin e tyre e kanë evidentuar në shumë raste.
Raporti voluminoz tashmë mësohet t’i jetë dërguar në një kopje Parlamentit, Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dhe Kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit ende nuk ka marrë asnjë procedim disiplinor ndaj 15 prokurorëve të zënë me shkelje, pasi e ka quajtur raportin e ministrisë si jo realist dhe që s’pasqyron punën hetimore dhe realitetin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokurorët pa shkelje
1. Drejtuesi Olsian Çela
2. Zv/drejtuesi Kosta Beluri
3. Eugen Beci
4. Anton Martini
5. Besnik Muçi
Prokurorët me shkelje
1. Ylli Bedalli
2. Elizabeta Imeraj
3. Ardian Nezha
4. Erviola Stoja
5. Ervin Kondili
6. Xhevat Hana
7. Bardhok Lleshi
8. Enrik Ligori
9. Gentian Trenova
10. Adnand Xholi
11. Njazi Seferi
12. Genci Qana
13. Doloreza Musabelliu
14. Behar Dibra
Dy zv/drejtuesit e Prokurorisë
Inspektimi, Genci Qana
e Enrik Ligori me shkelje
TIRANE-Raporti i Ministrisë së Drejtësisë shkon më tej, pasi në konkluzionet e tij përfundimtare mësohet se nxjerr me shkelje dhe dy zv/prokurorë. Sipas tre inspektuesve të drejtësisë me shkelje është kapur zv/prokurori i Krimeve të Rënda Enrik Ligori dhe ish-prokurori i kësaj prokurorie Genci Qani. Ky i fundit momentalisht zv/kryeprokuror në Tiranë gjatë ushtrimit të punës hetimore sipas tre inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë ka kryer shkelje dhe për pasojë i është rekomanduar Kryeprokurores Ina Rama që të fillojë procedim disiplinor ndaj tij. Raport-inspektimi nxjerr me shkelje thuajse të gjitha prokurorët e Krimeve të Rënda, duke i cilësuar tre prej tyre me shkelje të përsëritura nga 4 deri në 6 herë. Ndërsa për pjesën e prokurorëve të tjerë që janë renditur si “abuzues” me ligjin, raport-inspektimi i cilëson me 2 deri në katër shkelje. Shkeljet më të shumta që janë evidentuar në këtë raport-inspektimi, janë të natyrave të ndryshme ku për çdo procedim penal të hetuar nga një prokuror konkret janë detajuar me imtësi shkeljet procedurale dhe ligjore. Në fakt ky nuk është raporti i parë që propozohen nga ana e ministrisë kaq shumë prokurorë për masa disiplinore, pasi disa vite nëpërmjet një raporti ministria i rekomandoi Kryeprokurores Ina Rama fillimin e masave disiplinore për 22 prokurorë. Për këto rekomandime Prokuroria urdhëroi rieskpertimin e dosjeve nga ku rezultoi se pjesa më e madhe e tyre ishte kryer në përputhje me ligjin dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Tashmë një riekspertim i tillë është urdhëruar të kryhet edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku shumë shpejt pritet të dilet me konkluzione përfundimtare nëse do të merren masa disiplinore të kapur me shkelje ose jo.
Som
Raport-inspektimi nxjerr me shkelje thuajse të gjitha prokurorët e Krimeve të Rënda, duke i cilësuar tre prej tyre me shkelje të përsëritura nga 4 deri në 6 herë. Ndërsa për pjesën e prokurorëve të tjerë që janë renditur si “abuzues” me ligjin, raport-inspektimi i cilëson me 2 deri në katër shkelje
Skema e trafikimit në pesë shtete
Trafikonin klandestinë në
BE, 5 persona të pandehur
TIRANE-Pesë trafikantë klandestinësh janë marrë të pandehur, pasi ndaj tyre janë provuar tre raste kur ata kundrejt shumave prej 3500 eurosh, kanë trafikuar nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Hungaria në drejtim të vendeve të BE-së, 8 persona. Avni Tahiraj, Vesel Hasani, Petrit Gjoni, Reinald Sheshi dhe Fatos Shaba, janë pesë të pandehurit që Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimit ka rezultuar se i pandehuri Avni Tahiraj në bashkëpunim më të pandehurin Petrit Gjoni kanë bashkëpunuar me shtetasit kosovar Naser Idrizaj dhe personin e quajtur Tahir, në Kosovë, me qëllim dërgimin në Kosovë të shtetasve shqiptar dhe më pas me ndihmën e Naserit dhe Tahirit, dhe personave të tjerë dërgimin e këtyre shtetasve shqiptar në shtete të ndryshme të Evropës kryesisht në Itali, duke kaluar kufijtë e shteteve të ndryshme Serbi, Kroaci, Hungari, Austri e Itali, në mënyrë të paligjshme. I pandehuri nëpërmjet bashkëpunimit me Naser Idrizaj dhe personin e quajtur Tahir Berisha kanë komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me qëllim gjetjen nga Avniu të shtetasve shqiptar të interesuar për të vajtur në Itali. Më pas Avniu u premton familjarëve të këtyre shtetasve përkundrejt pagesave dërgimin e tyre në destinacionin e kërkuar. Në bashkëpunim me të pandehurin Petrit Gjoni, Avniu organizon në Shqipëri mbledhjen e personave që do të largohen, i udhëzon se çfarë duhet të bëjnë dhe të marrin me vete gjatë rrugës. Të dy së bashku Avniu me Petritin u sigurojnë personave që do ikin rrugën deri në Kosovë. Ata mbajnë kontaktet me Naserin dhe Tahirin në Kosovë, duke i lajmëruar për mbërritjen e shtetasve shqiptar. Sipas Prokurorisë, një praktikë e tillë është kryer në tre raste të provuara, ku janë trafikuar tetë klandestinë. Ndërkohë që momentalisht çështja në ngarkim të pesë të pandehurve është dërguar për gjykim dhe se pritet që në janar të fillojë hetimi. E. Qyno