Buxheti i Tiranës kalon në këshill për miratim
28/12/2011 Këshilli do të diskutojë sot edhe faljen e taksave për bizneset që punësojnë
Mblidhet sot këshilli Bashkiak i Tiranës, ja 7 projektet që do kalojnë
Pas diskutimeve dhe konsultave të zhvilluara në të gjitha njësitë vendore të kryeqytetit Bashkia e Tiranës do të kalojë për miratim në mbledhjen e ditës së sotme të këshillit bashkiak buxhetin e Tiranës për vitin 2012. Krahas aprovimit të buxhetit prej 70 milionë dollarë këshillit do t’i paraqiten edhe 7 projektvendime të tjera tepër të rëndësishme për zhvillimin e përmirësimin e jetesës së kryeqytetasve. Konkretisht bëhet fjalë për një vendim të rëndësishme siç është ai i miratimit të listave zyrtare të nxënësve e studentëve që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me bursë shtetërore nga ky institucion për vitin shkollor 2011-2012. Pas verifikimit të kritereve ekonomike listat e nxënësve e studentëve që plotësojnë kushtet janë zbardhur, pritet vetëm miratimi i vendimit për nisjen e ndarjes së bursës. Pjesë e mbledhjes së sotme do të jenë edhe shumë vendime të tjera që kanë të bëjnë me taksat për bizneset, veçanërisht ato që do të gjenerojnë vende, sikundër është konfirmuar pak ditë më parë nga vetë kryebashkiaku Lulzim Basha. Këshillit bashkiak do t’i propozohet edhe vendimi për eliminimin e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për të gjitha bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, si dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtas, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 3 "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, e cila përcakton modalitet e reja të dredhjes së detyrimeve për familjarët. Po ashtu do të paraqiten për diskutime edhe vendimet që kanë të bëjnë me disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të institucioneve të varësisë, projektvendimi për emërtimin "Ibrahim Rugova" të një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës; një ndryshim në vendimin e këshillit bashkiak "Për miratimin e komisionit të strehimit" (i ndryshuar); termat kryesorë të kontratës koncesion are mbi parkimin nëntokësor në sheshin "Italia".