Zvetlana Medvedev, Zonja e Parë me shpirt të butë
Zvetlana Linik jo vetëm që e dashuron kulturën, por bën gjithçka për ta promovuar atë. Dalëngadalë me rritjen e rolit të saj në shoqërinë ruse është rritur angazhimi ndaj fëmijëve të braktisur. Përpara se shoku i saj i shkollës, Dimitri, të bëhej President i Rusisë, Zvetlana Medvedev, ishte e njohur në kryeqytetin e vendit për shkak se organizonte ngjarje kulturore me rëndësi të madhe. Përveç një mënyre të jashtëzakonshme për të komunikuar, Zonja e Parë e Rusisë, 44 vjeçe ka një besim të thellë. Ajo zbulon vlerat e Rusisë antike duke mos hequr dorë edhe nga ideja për të modernizuar vendin. Zvetlana shoqërohet gjithmonë me njerëz të kulturuar. Vitin e shkuar, ajo ndihmoi në organizimin e Festivalit të përvitshëm të Artit Rus, në Kanë, në rivierën franceze. Vishet rregullisht me rroba të stilistëve rusë dhe merr pjesë edhe në javët e modës ruse, një eveniment që zhvillohet dy herë në vit dhe që ka si qëllim të rrisë prestigjin e biznesit rus të modës. "Vishet jashtëzakonisht mirë, është shumë elegante", thotë një stilist i ri rus, Igor Çapurin. Interesi i saj për artin dhe modën, koincidon edhe me rritjen e interesit ndërkombëtar për artin rus, që aktualisht vlerësohet me çmime në qendrat e kulturës botërore, Londër, Nju Jork etj. Moda ruse për shembull, po kapërcen kufijtë e vendit e tani edhe yjet e Hollivudit kanë filluar të veshin marka të stilistëve rusë. Zonja Medvedev është shumë aktive në bamirësi dhe projektet kulturore thuajse në të gjithë botën. Sot, Zonja e Parë e Rusisë është drejtuese e një trusti nën presidencën e patriarkut të Rusisë, Alexei II, për zhvillimin kulturor dhe shpirtëror të rinisë ruse. Është shumë besimtare dhe shpesh është fotografuar në kishë e mbuluar me shami, ndërsa kohët e fundit është bërë edhe padrone e një brefotrofi në Shën Petërburg me 316 njerëz me moshë nga 4 në 25 vjeç. Nëse deri në këtë pikë gruaja e Medvedevit ka mundur të evitojë takimet më zyrtare, ka arritur të tregojë impenjimin e saj në ato sociale. Ajo është e njohur gjithashtu si një frekuentuese e rregullt e "Svetskaya Shisn": jeta sociale e VIP-ave rusë. Ka njohje me shumë yje rusë të fushave të ndryshme, nga moda te kinemaja dhe mes të preferuarve të saj është edhe Valentin Yfashkin, stilist i njohur rus dhe çifti i famshëm Mikhalkov, ku bashkëshorti Nikita është një regjisor me famë botërore, ndërsa ajo një grua e fuqishme që drejton një rrjet shtëpish mode. Por, në vëmendjen e Zvetllanës janë edhe Pughaçeva, zëri i preferuar i brezave të tërë rusë dhe Lev Leshebko, një tjetër këngëtar i dashur për të gjithë rusët. Shoqet e saj të shkollës, të pyetura nga gazetat ruse, e përshkruajnë si të qeshur dhe simpatike, si dhe me rezultate të shkëlqyera në shkollë. Pak e kujtojnë Dimën, që ndiqte një tjetër kurs, megjithatë mbajnë mend se ishte i turpshëm dhe mësonte shumë. Dimitri në vitin 1982 u regjistrua në Fakultetin e Jurisprudencës në Leningrad, ndërsa Zvetllana në institutin e famshëm "Voznesensky" për ekonomi dhe financë. Në vitin 1989 u martuan, ndërsa në vitin 1996 erdhi në jetë fëmija i tyre, Ilya. Në këtë kohë, Zvetllana braktisi punën e saj si ekonomiste, për t‘u kujdesur për të birin. "Është normale, një burrë kërkon gjithmonë të ketë si mbështetje një bazë të fortë. Shpesh Zveta thotë se do të dëshironte të merrej me ndonjë aktivitet tjetër, por unë i shpjegova se është për të mirën e familjes që gruaja të qëndrojë në shtëpi", pati thënë dikur Medvedev, që ndoshta është më liberal sa Vladimir Putini për sa i përket emancipimit të grave. Pas martesës, të dy shkuan për të jetuar te prindërit e saj, në një apartament me tri dhoma, larg nga qendra e Leningradit. Jeta e çiftit Medvedev ndryshoi vetëm në fund të viteve ‘90, kur kryefamiljari i saj nisi t‘i hynte politikës. Vetëm atëherë familja Medvedev mundi t‘i lejonte vetes një apartament në një nga lagjet më të pasura, në rrugën "Timur Frunze". Por revolucioni i vërtetë në familjen Medvedev ndodhi me transferimin në Moskë në vitin 1999. Tre Medvedevët e rinj erdhën në kryeqytet dhe u vendosën në një apartament në periferi të Moskës, në një nga ata që u pëlqejnë sot pasanikëve rusë, në lagjen plot me grataçiela të dekoruara me mermer, afër stacionit të metrosë dhe me pamje drejt autostradës me 12 korsi. Vetëm këtu mund të ishte e sigurt privatësia e tyre. Tani porta ruhet 24 orë nga gardianë të veshur me të zeza, të cilët kontrollojnë çdokënd që kërkon të kalojë nga ato anë. Pikërisht këtu jeton çifti i ri Medvedev. Fqinjët e rinj? Patriarku i Moskës dhe i kishës ortodokse ruse, Alexei II; sipërmarrës të huaj dhe diplomatë perëndimorë, afër të cilëve gjendet edhe "Garbushka", supermarketi me pajisje elektronike më i famshëm i Moskës. Sipas asaj që shkruajnë gazetat, familja Medvedev jeton në një apartament 364.5 metra katrorë, dyshemetë e të cilit janë prej mermeri, katër banja, një studio bibliotekë, një sallon i stërmadh me kolona kristali shkëmbore, me sauna, palestër dhe sallon bukurie. "Novaya Gazzeta" e llogarit vlerën e apartamentit 20 mijë dollarë për metër katror dhe specifikon se është blerë me paratë e shtetit, të vëna në dispozicion për politikanët që erdhën në Moskë nga qytetet e tjera ruse. Ajo nget një "Volswagen" që prej vitit 1999 dhe preferon që pushimet t‘i bëjë në Evropë.
Të jetoje në Shën Petërburg, e ka favorizuar dashurinë tuaj për kulturën?
Shën Petërburgu konsiderohet shpesh si kryeqyteti kulturor i Rusisë. E quajnë edhe Venecia e Veriut për shkak të stilit arkitektonik vërtet të veçantë. Pjetri i Madh e kishte konceptuar si kryeqytetin e ri të Rusisë përveçse të bukur dhe evropian. Ndaj për ta ndërtuar kishte thirrur specialistët më të mirë evropianë. Për këtë edhe pse është tërësisht rus në shpirt dhe atmosferë, në të njëjtën kohë është edhe tërësisht evropiane. Më kanë thënë se dikur mes të tjerëve, inxhinierë holandezë, gjermanë, skulptorë francezë dhe të tjerë perëndimorë, formën përfundimtare qytetit ia dhanë mjeshtrit rusë. Muzetë dhe pallatet janë plot ikona dhe skulptura të artistëve tanë. Megjithëkëtë nuk mund të mos kujtosh se ishin pikërisht arkitektët italianë që përcaktuan nën këndvështrime të ndryshme fytyrën e saj evropiane.
Me cilin vend evropian mendon se është më e afërt kultura ruse?
Mendoj se me Italinë. Kulturat e këtyre vendeve kanë shumë të përbashkëta. Përveç arkitekturës, muzikës dhe letërsisë do të shtoja edhe pikturën. Dua të kujtoj edhe shembuj të vjetër, por ende të gjallë të ndihmës reciproke të dy popujve tanë. E kam fjalën për operacionin humanitar të flotës ruse për të ndihmuar banorët e Mesinës, të goditur nga tërmeti shkatërrues i vitit 1908, ngjarje që i përkujtuam 100-vjetorin kohët e fundit.
Si ka lindur dashuria juaj për Evropën?
Jam me origjinë nga Kronstadt, qytet në gjirin e Finlandës. Pastaj takimi im i parë me Evropën ka lindur nga Venecia dhe nisi me një xhiro me varkë: aty pashë për herë të parë pallatet, kishat dhe urat dhe shëtita nëpër ujërat e gjithë qytetit. Kjo shëtitje me varkë më bëri të sillja ndërmend disa skena të fëmijërisë sime në gjirin e Kronstadt po ashtu dhe shumë skena të rinisë sime në Shën Petërburg, edhe ky një qytet me shumë liqene dhe ujëra. Që nga ajo kohë kanë kaluar thuajse 20 vjet, por kujtimet e atyre kohëve i kam gjithmonë të freskëta në mendje. Ndoshta për këtë arsye kisha dëshirë të kthehesha në Venecia dhe ta njihja më mirë. Pikërisht dashuria për të më bëri që të mendoja të organizoja në Shën Petërburg karnavalet veneciane. Jemi shumë afër për sa i përket shpirtit dhe traditës kulturore.
Janë të shumtë poetët dhe shkrimtarët rusë me famë botërore. Cilët prej tyre kanë ndikuar në formimin tuaj?
Nuk mendoj se zbuloj ndonjë sekret nëse tregoj se bashkëpatriotët e mi, klasikët rusë kanë qenë gjithmonë në vendin e parë. Nga Tolstoi te Fjodor Dostojevski deri te Mikail Bulgakov e Boris Pastërnak. Nga shkrimtarët bashkëkohorë jam tërësisht e marrosur pas Aleksandër Solzhenicin dhe Daniil Granin. Më pëlqen shumë edhe poezia, por mbi të gjitha Ana Akmatova, poetesha e madhe për të cilën vepra dhe jeta ushqejnë admirim dhe respekt.
Ndryshimet e bëra në Rusi këto 15 vitet e fundit e kanë ndryshuar rolin e gruas në shoqëri?
Në shekullin e kaluar, roli i grave ruse u bë gjithmonë e më i rëndësishëm. Kanë qenë të shumta ato që ngritën vlerat e vendit tonë nëpër botë: shkencëtare, eksponente të kulturës, kozmonaute, pilote. Në dhjetëvjeçarët e fundit, gratë janë bërë gjithmonë e më aktive falë edhe transformimeve të thella demokratike. Po, gratë luajnë ende një rol të rëndësishëm në konsolidimin e vlerave tradicionale familjare, vazhdojnë të jenë më të shumta në numër, në arsim, shëndetin publik dhe shumë të pranishme në kulturë. Por ndryshimet sociale i bëjnë më të sigurta dhe më të vendosura për t‘u futur në politikë dhe në sektorët që deri pak kohë më parë i përkisnin tërësisht sferës mashkullore.
Nuk frikësoheni se globalizimi do të influencojë në kulturën ruse dhe atë të më shumë se 150 etnive të Federatës?
Nuk mendoj se ka arsye të veçanta për t‘u shqetësuar. Kultura ruse ka mbi shpinë një histori shekullore. Këtu që prej shumë kohësh popujt kanë bashkëjetuar me shkëmbime të vazhdueshme vlerash shpirtërore.
Çfarë menduat kur e morët vesh se u bëtë Zonja e Parë e vendit?
Është një pyetje personale dhe po i përgjigjem shumë shkurt. E prita lajmin me shumë qetësi edhe pse menjëherë mendova se tani përgjegjësitë e mia do të rriteshin shumë.
Cili stilist rus mendoni se do të korrë më shumë sukses në Evropën Perëndimore?
Pyetja është me pak vonesë. Stilistët bashkëkohorë rusë kanë zënë vendin që u takon dhe veprojnë në mënyrë aktive në tregun ndërkombëtar të modës së lartë. Emra të tillë si: Valentin Judashkin, Vjaceslav Zajtsev, Denis Simachev dhe shumë të tjerë janë të njohur në mbarë botën. Për më tepër, Moska është bërë një nga qendrat historike më të njohura të elegancës botërore. Për të përfunduar do të doja të shtoja diçka: kemi nisur të flasim për bashkëpunim kulturor mes vendeve të ndryshme evropiane. Edhe moda është pjesë e kulturës dhe Rusia që ka pasur gjithmonë emra të mëdhenj në këtë fushë është plotësisht në gjendje të bëhet një model në të gjitha këto fusha. Lëruni akoma edhe pak kohë stilistëve tanë dhe jam e bindur se shumë shpejt do të habisin botën.