E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bën kallëzim të rremë, procedohet 33-vjeçarja

Akuzon për vjedhje, ndiqet penalisht për kallëzim
të rremë. Burime zyrtare nga Policia e
Librazhdit bëjnë të ditur se 33-vjeçarja Valbona
Hoxha nga fshati Stroskë, i Komunës së Hotolishtit,
ka akuzuar për vjedhje një 43-vjeçar nga
fshati Hotolisht. Sipas saj, Ramis Çota i kishte
vjedhur katër mijë euro, si dhe një aparat telefoni
celular të tipit "Nokia". Por, pas interpretimit të
denoncimit, nga ana e agjentëve të policisë ka
rezultuar se 33-vjeçarja kishte bërë kallëzim të
rremë për motive të dobëta dhe s‘kishte asgjë
të vërtetë në historinë e servirur nga gruaja.
Kështu, të premten, rreth orës 22.30 ka nisur
procedimi penal ndaj 33-vjeçares Hoxha, e cila
do të ndiqet në gjendje të lirë, pasi është nënë
me fëmijë të mitur. Prokuroria e Elbasanit po
heton çështjen për të gjetur motivet konkrete të
shpifjes, duke lënë paraqitje me kusht për çdo
ditë ndaj 33-vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›