Kartoni i aboneve, heqje licence linjes se Saukut Luljeta Ndoka
Bashkia e Tiranes ka reaguar serish dje, lidhur me shqetesimet qe u krijojne qytetareve, disa operatore te transportit publik. Keshtu, drejtoresha e Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Nereida Hoxha, ka bere dhe nje here te ditur, se Bashkia e Tiranes nuk e njeh kartonin shoqerues te aboneve. Sipas Hoxhes, abonete kane te gjithe elementet e nevojshem te sigurise. "Bashkia e Tiranes, permes nje shkrese u ka kerkuar te gjithe operatoreve te transportit publike, qe te tregtojne abonete pa kartonin shoqerues. Kjo, mbeshtetur ne faktin qe abonete e tregtuara nga Drejtoria e Tatim-Taksave kane te gjithe elementet e nevojshem te sigurise. Asnje nga operatoret e licencuar nga Bashkia e Tiranes nuk do te tregtoje me, abone te pajisura me karton shoqerues", u shpreh sot drejtoresha e Transportit ne Bashki, Nereida Hoxha. Nga ana tjeter, drejtori i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit Geron Ibrahimi, ka bere te ditur se kjo Agjenci, ka filluar vleresimin e konkretizimit te propozimit te heqjes se licences, per operatorin e linjes se Saukut, i cili po vijon dezinformimin, lidhur me kartonin shoqerues te aboneve. Sipas Ibrahimit, gjate kesaj periudhe, qe kur u be paralajmerimi i pare, AMK ka ndermarre 23 masa per operatorin e Saukut, i cili ka krijuar dezinformim qytetar. "I bejme thirrje edhe njehere operatorit, qe te mos vazhdoje te dezinformoje qytetaret, duke i shitur abonete me karton, pasi eshte totalisht e papranueshme, nderkohe qe urdhri i Bashkise eshte i sakte dhe i qarte, duke u shprehur se "nuk do te shoqerohen me karton". Ne, si Agjenci e Mbrojtjes se Konsumatorit kemi filluar vleresimin e konkretizimit te propozimit te heqjes se licences per kete operator, ndaj i bejme edhe njehere thirrje, qe te mos dezinformoje qytetaret dhe te rrise cilesine e sherbimit te transportit publik", tha drejtori Geron Ibrahimi. Sa u perket gjobave te vendosura nga Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit, drejtori i kesaj agjencie, Geron Ibrahimi shprehet se gjobat kane variuar nga 5 mije leke deri ne 20 mije leke. "Gjoba, penaliteti i kontrates per kete rast, i cili eshte perdorur ne 20 here eshte 20 mije leke, por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se ne kemi filluar vleresimin e performances se ketij operatori, per ta konkretizuar me tej me propozimin per fillimin e procedures se heqjes se licences", perfundoi kreu i AKM-se. Para pak kohesh, bashkia e Tiranes terhoqi vemendjen qe te gjithe operatoret e sherbimit te transportit qytetas, te njihnin te gjitha biletat e pajtimit mujor, edhe pa kartonin shoqerues. Kjo, pas ankesave te disa prej pasagjereve, te cilet ishin zbritur nga autobusi urban, edhe pse abonene e kishin ne rregull.
Bashkia: Ku mund t'i blini abonete, pa rrezik falsifikimi
Ne menyre qe qytetaret e Tiranes te mos i blejne abonete ne treg te zi dhe te mos marrin abone, qe mund te kene probleme, Bashkia e Tiranes ka publikuar pikeshitjet e aboneve. Keshtu, bashkia e Tiranes ka njoftuar se per linjen e Porcelanit dhe te Saukut, qytetaret mund t'i blejne abonete ne agjencine ne rrugen "Abdi Toptani", nr.5. Per linjen e Unazes, qytetaret mund t'i blejne abonete ne Rrugen "Muhamet Gjollesha.. Sa i perket linjes Kombinat-Kinostudio, abonete mund te blihen ne kryqezimin e rruges se Kavajes, me rrugen "Ded Gjo Luli". Nga ana tjeter, per linjen e Laprakes, qytetaret mund t'i blejne abonete tek kioska ne krah te Muzeut Kombetare, ndersa per linjat: Tirana e re, uzina Autotraktori dhe Tufine, abonete shiten ne bulevardin Zogu i Pare, nr 97.