E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa ndalon shitjen e aksioneve

Kjo mase pason çrregullimet ne bursa ne ditët e fundit, me ulje-ngritje te menjëhershme te aksioneve te bankave, kryesisht ne France, për shkak te nivelit te ekspozimit te tyre ndaj borxheve qeveritare ne eurozone. Ne shitjet e shpejta te aksioneve, investitorët përfitojnë nga luhatjet drastike te bursave. Ne këto raste, investitorët me se shumti marrin borxh aksione ose bonde, i shesin ato dhe i blejnë serish kur bursat pësojnë rënie, duke përfituar diferencën. Nga kjo mase preken 11 banka dhe 15 kompani sigurimesh. Kane reaguar menjëherë pozitivisht bursat evropiane, duke shënuar rritje ne kuotimet e tyre. Pas humbjeve te lehta ne orët e para te mëngjesit, indeksi FTSE ne Angli dhe SAS ne Francë janë rritur me 2 për qind, ndërsa DAKS ne Frankfurt me 2 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›