E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika mbi import-eskport

Tiranë - Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin lidhur "me raportin e rënduar import/eksport në konsumin përditshëm". Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati tha në një konferencë për shtyp se "Shqipëria e vitit 2009 është thellësisht e varur nga importet e produkteve të konsumit të përditshëm''. Sipas tij, "qeveria nuk duhet të flasë për politika mbrojtëse për qytetarët, as për rritje ekonomike, në një kohë kur s'kemi mundësi që të konsumojmë atë që prodhojnë bujqit e fermerët e vendit''.

Ai shtoi se “Ky raport është tregues për rritjen e mëtejshme të varfërisë në vend, për pasigurinë ushqimore në të cilën kemi hyrë nga keqqeverisja e Sali Berishës. Ky raport 1 me 10, ku eksportet e produkteve ushqimore janë fare të
papërfillshme në raport me importet, është tregues edhe i cmimeve të papërballueshme të tryezës së përditshme të shqiptarëve.Askush nga qeveria nuk mund të flasë sot për politika mbrojtëse në raport me tryezat e bukës së shqiptarëve, as për rritje të paparë ekonomike: në një kohë kur skemi mundësi që të konsumojmë atë që prodhojnë bujqit e fermerët e vendit, dhe kur jemi thellësisht të varuar nga ajo cka prodhojnë bujqit e fermerët jashtë kufijve të vendit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›