E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaiani: Procesi i zgjedhjes së presidentit, kushtetues

Dy dytë pas zgjedhjes së presidentit të ri të republikës së Shqipërisë, ambasadori i Italisë në Tiranë Masimo Gaiani e ka cilësuar procesin kushtetues dhe ka vlerësuar dialogun mes palëve politike.  "Për presidentin ka dy aspekte, procesi i zgjedhjes së presidentit dhe personi i zgjedhur si president i Republikës. Procesi ishte kushtetues dhe ka pasur dialog mes palëve, nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj procesit, ndërsa figura e presidentit është një figurë me nivel të lartë dhe askush s`ka pasur asgjë për të thënë ndaj këtij personi. Unë kam deklaruar se kjo zgjedhje i përket Shqipërisë, jemi thjesht vëzhgues, është zgjedhje juaj dhe e popullit shqiptar" tha Gaiani.
 

Nga Durrësi, ambasadori i Italisë në Shqipëri në një diskutim me studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" e sheh me optimizëm marrjen e statusit kandidat të Shpipërise në Bashkimin Europian.  " Fillimisht duhen të plotësohen disa kritere para marrjes së statusit kandidat në muajt e ardhshëm, të cilat janë thelbësore. Komisioni Evropian e sheh me simpati çështjen shqiptare, por do bëhet një raport nga komsioni për zbatimin e kushteve nga Shqipëria, por për të vendosur, vendosin vendet anëtare që kanë të drejtën e vetos, duhet unanimitet. Pra, varet nga sa do realizoni në muajt në vazhdim. Unë jam optimist, shanset janë në nivelet më të larta dhe kam vënë re që forcat politike dhe opozita po impenjohen në këtë rrugë, siç u impenjuan për kërkesat në NATO dhe për heqjen e vizave" tha Gaiani.
 

Përmes pyetjeve të drejtuara nga studentët e Durrësit ambasadori ka komentuar edhe çështjen e moratoriumit të skafeve, që sipas tij është vendosur në një periudhë të caktuar kohore dhe ka bllokuar trafiqet që rrezikonin jetën e njerëzve në skafe. Ai ka marre pjesë në një diskutim me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›