E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, raportohen për 4 viktima

Zyrtarë afganë thanë se nga shpërthimi i një bombe janë vrarë katër roje të kompanive private të sigurimit që ishin duke shoqeruar një autokolon të NATO-s në pjesën lindore të Afganistanit.
 

Sulmi ndodhi në krahinën Gazni, ndërsa shefi i policisë së saj, Mohamad Husain, tha se dy bomba shpërthyen brenda dy orëve. Katër roje të tjera të kompanive të sigurisë, që janë të kontraktuara për të shoqeruar autokolonën janë lënduar.
Në këtë krahinë, NATO ka thënë se ushtarë e saj kanë vrarë disa kryengritës në një përleshje të aramtosur të premten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›