Karzai “OK” hapjes së zyrës së talibanëve në Katar

Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se qeveria e tij do të pranojë hapjen e një zyre të përfaqësuesve të talebanëve në Katar me qëllim mbajtjen e bisedimeve të paqes, por Arabia Saudite dhe Turqia, do të ishin sipas tij, vende më të preferueshme.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Karzai tha se nëse SHBA-ja këmbëngul që zyra e talebanëve të jetë në Katar, atëherë Afganistani do të jëtë dakort.
Në fillim të këtij muaji, Kabuli thirri ambasadorin afgan në Katar për konsultime, pas raporteve se talebanët po planifikonin hapjen e një zyre në shtetin e Gjirit.
Grupi islamik ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të përfshihet në bisedime, derisa në tokën afgane të ketë ende trupa të huaj.