E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rruga Durrës-Kukës, investim historik

Kryeministri Berisha inspektoi sot punimet e rrugës Durrës-Kukës në segmentin Rrëshen Kalimash. Sali Berisha deklaroi se punimet e rrugës kanë ecur mjaft mirë dhe se shumë shpejt shqiptarët do mund të thonë "u krye" , duke i'u referuar kështu shprehjes të njohur që simbolizoi në 17 shkurt pavarësinë e Kosovës. Berisha premtoi se rruga Durrës-Kukës do të përfundojë këtë pranverë."Rruga është korridori i shqiptarëve, një investim historik", theksoi kryeministri. Berisha premtoi se shumë shpejt do të ndërtohet edhe rruga e "Arbrit". Kryeministri ftoi edhe kreun e PS-së, Edi Rama që të shkojë në rrugën Rrëshen- Kalimash dhe të shikojë këtë investim gjigand. Gjatë inspektimit të rrugës,shefi i qeverisë u shoqërua nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi si edhe nga deputeti i zonës.Rruga Durrës-Kukës është kthyer në një pikë të nxehtë të debatit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit akuzon ministrin e atëhershëm të Transporteve, Lulzim Basha për vjedhje të fondeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›