E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai akuzon SHBA-në

Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se forcat e SHBA-së kanë vazhduar të burgosin dhe mbajnë afganët në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar në mes të dy shteteve.

Karzai tha se disa të burgosur po mbahen ende, edhe pse gjykatësit afganë kanë marrë vendim për lirimin e tyre.

Karzai gjithashtu kritikoi arrestimin e vazhdueshëm që po bëhet nga forcat amerikane, duke thënë se aktet e tilla “janë tërësisht kundër marrëveshjeve që janë nënshkruar”.

Dy shtetet kanë nënshkruar transferimin e të burgosurve në muajin mars.

Kabuli e pat quajtur marrëveshjen për të transferuar burgun e Bagramit një fitore të sovranitetit kombëtar të Afganistanit.

Rreth 3 mijë të burgosur gjenden në Bagram.

Dorëzimi i tyre megjithatë është ngadalësuar, derisa Washingtoni thotë se afganët nuk janë gati që të marrin kujdestarinë mbi të burgosurit. Siç dihet, Karzai edhe në të kaluarën ka kritikuar shpesh SHBA-në, para se gjithash për shkak të sulmeve me fluturake pa pilot kundër militantëve, si pasojë e të cilave ka pasur viktima edhe në radhët e civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›