Karzai kërkon 2 miliardë dollarë nga SHBA-ja

Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Kabul, Karzai tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta specifikojnë se sa fonde do të japin për Afganistanin, sipas marrëveshjes strategjike, për të cilën po zhvillohen negociata ndërmjet Kabulit e Washingtonit.
Aktualisht, qeveria afgane i ka siguruar dy parakushte për nënshkrimin e marrëveshjes: kontrollin e plotë të burgjeve afgane dhe atë për bastisjet kundërthënëse gjatët natës.
Në anën tjetër, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, pritet që në takimin dyditësh, që filloi në Bruksel, të diskutojnë për strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani.
Ky takim po ashtu, shihet si përgatitje për samitin e NATO-s në Chicago, muajin e ardhshëm.
Ministrat do ta trajtojnë edhe çështjen e financimit të armatës dhe policisë afgane, pas tërheqjes së NATO-s, të planifikuar për vitin 2014.
Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.