E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, arrestohet lideri i opozitës dhe dhjetëra aktivistë

Lideri i opozitës në Rusi, Sergei Udaltsov është arrestuar sot në Moskë nga policë me rroba civile, ndërsa ishte duke dalë për të protestuar e për t`u bërë thirrje rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësja e Udaltsovit, liderit të Partisë së Frontit të Majtë, tha se ai është arrestuar përpara se të arrinte në protestat poshtë mureve të Kremlinit.

Dhjetëra aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga Policia në “Sheshin e Kuq”, pasi shpalosën parullat e tyre për dënuar zgjedhjet e sotme si jo legjitime, pasi që disa parti as që ishin regjistruar.

Zëdhënësja e Udaltsovit, gruaja e tij Anastasija, tha se persona të veshur civil e shtynë bashkëshortin e saj në një veturë pa targa dhe u nisën drejt një rajoni të panjohur. Ndërkohë, policia ka konfirmuar arrestimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›