E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Manchesterit në FA Cup

Shorti për rrethin e tretë të FA Cup u tërhoq të dielën dhe solli përballjen e rivalëve të qytetit, Manchester United dhe Manchester City. Citizens duhet të ndeshen me fqinjët në Etihad Stadium, pas triumfit të tyre 6-1 në Old Trafford, në takimin e vlefshëm për Premierligë, në tetor.

Dueli ishte njëra prej dy përballjeve mes skuadrave nga Premierliga, që u tërhoqën në short, Newcastle dhe Blackburn është tjetra. Arsenali do të presë Leedsin në përsëritje të finales nga viti 1972, ndërsa menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas do të shijojë për herë të parë FA Cupën në shtëpi, kundër Portsmouthit, që kishte mposhtur Cardiffin, në finalen e vitit 2008.

Aston Villa udhëton te Bristol Rovers, ndërsa Tottenham do të ndeshet me Cheltenham në White Hart Lane. Liverpool do të presë fituesin e takimit Southend-Oldham, për të kuptuar kundërshtarin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›