E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shënon 5 vjetorin e Uraganit Katrina

New Orleans, 29 gusht – SHBA do të shënojë 5 vjetorin, që kur Uragani Katrina goditi bregdetin e Gjirit, duke vrarë mbi 1 800 persona dhe duke përmbytur New Orleansin.

Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë New Orleansin, ku janë planifikuar ceremoni të zymta, duke përfshirë edhe rënien e kambanave në katedralen St. Louis, raporton BBC. 

Banorët e Louisianas kanë bërë dje një varrim simbolik për viktimat.

Stuhia, e cila goditi këtë pjesë të SHBA-së më 29 gusht 2005, shkaktoi zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›