E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet rrezikojnë dy qytete pakistaneze

Islamabad, 29 gusht - Shirat e shumta që kanë përfshirë Pakistanin rrezikojnë të shkaktojnë një tragjedi të paprovuar më parë në vendin aziatik.
Lumi Ind është fryrë deri në atë masë sa kërcënon me përmbytjen e plotë të dy qyteteve fantazmë me mbi 400 mijë banorë. Që prej fillimit të gushtit, mbi 7 milionë njerëz janë larguar nga zona e Sindit, transmeton TCH.

Kjo është konsideruar tragjedia më e madhe natyrore në historinë e Pakistanit. Sipas organizatave humanitare, ndihmat nuk mund të arrijnë të gjitha në destinaconin e tyre për shkak të vështirësive të shumta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›