Lideri i Koresë Veriore viziton qytetet kufitare kineze

Pekin, 29 gusht – Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Il, duket se ka vizituar sot disa qytete kufitare kineze, në një udhëtim sekret që siç raportohet ka për qëllim marrjen e mbështetjes që ai të trashëgohet nga djali i tij më i ri, raporton AP.
Reporterët kanë ndjekur një varg automjetesh, të përdorura siç mendohet nga Kim, në disa qytete në verilindje të Kinës. Konvoji prej 35 automjetesh, i shoqëruar nga veturat e policisë me drita të ndezura, është parë duke u drejtuar për në stacionin e trenit në Changchun.
Koreja Veriore nuk njofton udhëtimet e Kim derisa të kthehet në atdhe, dhe Kina ka refuzuar të thotë nëse ai është në vend, edhe pse një televizion japonez mori një foto të tij.