E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Terheqja nga Iraku permes Turqise

Plani Turqia shtet kufitar me Irakun shihet si nje vend i rendesishem per terheqjen amerikane

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise amerikane admirali Mullen ka nisur nje vizite disaditore ne Turqi per tu takuar me homologun e gjeneralin Isik Kosaner. Kjo vizite behet ne nje kohe kritike per Forcat e Armatosura te Shteteve te Bashkuara. Turqia shtet kufitar me Irakun shihet si nje vend i rendesishem per terheqjen amerikane prej andej. Pas takimit me ministrin turk te Mbrojtjes Vecdi Gonul Mullen tha ne nje konference shtypi se parashikon qe Turqia te sherbeje si rruge kalimi per transportimin e elementeve joushtarake dhe materialeve teknike.

Sipas parashikimeve te mia nese ato rezultojne sic jane planifikuar gjate rreth nje viti ne do te kemi terhequr trupa dhe pajisje te tjera nepermjet territorit te Turqise por jo arsenale luftarake. Perdorimi i territorit te Turqise nga forcat e Shteteve te Bashkuara eshte nje ceshtje delikate.

Refuzimi i Turqise per te lejuar trupat amerikane te hynin ne Irak nga territori i saj ne vitin 2003 shenoi nje pike te ulet ne marredheniet bilaterale. Marredheniet e Shteteve te Bashkuara me kete aleate te NATO-s jane tensionuar pasi Ankaraja votoi kunder sanksioneve te reja te Kombeve te Bashkuara ndaj Iranit per programin e tij berthamor si dhe per shkak te rritjes se tensionit mes Turqise dhe Izraelit dy nga aleatet kryesore te Uashingtonit. Por admirali Mullen nenvizoi se roli i Turqise do te ishte shume i rendesishem nese ajo do te zbatonte sanksionet kunder fqinjit te saj. Zbatimi i sanksioneve do te ishte shume i rendesishem dhe Turqia po e ben kete. Ky do te vazhdoje te jete nje kontribut kritik ne perpjekjet tona ketej e tutje.

Turqia eshte nje vend me rendesi kritike edhe per operacionet e Shteteve te Bashkuara ne Afganistan.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›