Blair dhe Brown i vret ndergjegjja per viktimat e pafajshme te Irakut
Ne nje interviste te dhene ish-kreu i ushtrise britanike gjenerali Richard Dannatt nuk i ka kursyer aspak fjalet e renda dhe tronditese ne adrese te dy ish kryeministrave te vendit te tij Blair dhe Brown. Gjithcka lidhet me vendimin e Britanise se Madhe per tu bere aleate e SHBA-se ne luften ne Irak qe sipas gjeneralit Dannatt ishte nje lufte e padrejte qe mori jete te pafajshme njerezish. Tony Blair dhe Gordon Brown kane ne ndergjegje numrin e larte te viktimave te pafajshme britanike ne Irak dhe Afganistan. Brown na dergoi ne lufte pa burimet e nevojshme ndersa Blair nuk gjeti kurajen per ta kundershtuar e per te mos u perfshire ne te akuzon Sir Richard Dannatt ish- kreun e ushtrise britanike. Dannat qe nuk pranoi te merrte rolin e keshilltarit te Kryeministrit aktual David Cameron i cilesoi krejtesisht te pabaza hipotezat se Saddam Hussein posedonte arme te shkaterrimit ne mase. Per te ato hipoteza vazhdojne te mbeten te pabaza. Ky justifikim u perdor nga Blair per te nisur pushtimin e Irakut dhe rrezimin e Saddam Hussein-it. Por gjenerali nuk ndalet ketu. Per Richard Dannatt mungesa e nje plani per te administruar vendin pas rrezimit te regjimit te Saddam Hussein-it tregoi se sa e deshtuar ishte kjo lufte. Fjalet e kreut te ushtrise britanike vijne pak dite pas daljes ne qarkullim te librit me kujtime te ish- kryeministrit Tony Blair A Journey. Duke i kushtuar nje kapitull te rendesishem luftes ne Irak Blair vazhdon te perserise se nuk eshte bere aspak pishman per luften ne Irak por se per viktimat e pafajshme ka derdhur shpesh lot. Kam qare per viktimat e pafajshme shkruan ne liber ish-kryeministri. Po sipas tij fitimet e librit do te shkojne pikerisht per ushtaret e gjymtuar ne lufte.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic