E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohet nga puna për 48 orë

Një status në rrjetin social Facebook, “Hashimoviçi e shiti veriun”, zyrtares së Policisë së Kosovës i ka kushtuar me 48 orë suspendim nga puna.

Zyrtarja policore e rajonit të Mitrovicës, ka postuar një status me anë të të cilit ka komentuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.

“Hashimoviçi e shiti veriun”, kishte shkruar ajo.

Suspendimin e saj e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Po, është suspenduar. Fillimisht në bazë të procedurës së Policisë së Kosovës, është suspenduar me vendim të drejtorit rajonal për shkelje të lehtë disiplinore. Suspendimi ka të bëjë me çështje të etikës”, ka theksuar Hoti për Indeksonline./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›