E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai thekson nevojën për paqe me talebanët

Presidenti afgan, Hamid Karzai, kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për arritjen e paqes me talebanët gjatë ceremonisë mortore të ish-presidentit, Burhanidin Rabani.

Mësohet se mijëra persona janë mbledhur në Kabul për këtë ceremoni, cili po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Një zyrtar i lartë i policisë në Kabul, Mohamad Zahir, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se polica ka shtënë në ajër për të shpërndarë një turmë të mbledhur në afërsi të një kodre ku pritet të varroset Rabani.

Policia afgane dyshon që talebanët të jenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, i cili u vra të martën nga një sulm vetvrasës.

Rabani, që i përkiste etnisë taxhike, ishte president i Afganistanit prej vitit 1992 deri në vitin 1996 dhe anëtar i Aleancës Veriore që vepronte për t`i dhënë fund luftës me talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›