E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB dënon ekzekutimin e të miturve

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dënuan ekzekutimin publik të një 17 vjeçareje, Alizera Molla Soltani, që raportohet të jetë zbatuar më 21 shtator në Iran.

Ata gjithashtu njoftuan se bazuar në informacione të besueshme, tre të miturit janë ekzekutuar në Iran gjatë këtij viti.

Këto ngjarje thuhet se kanë ndodhur pavarësisht faktit që Irani është palë nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, me të cilën ndalohet dënimi me vdekje i personave nën moshën 18 vjeçe.

Vetëm gjatë vitit 2011, në Iran janë ekzekutuar 200 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të akuzuar për ndërlidhje në trafikimin me narkotikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›