E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, FMN e BE: Greqia nuk është vetëm

ATHINE-Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, refuzoi të krahasojë krizën aktuale në Greqi me atë në Argjentinë një dekadë më parë, duke theksuar se Athina ka mbështetje të fortë nga partnerët e saj evropianë.
"Ne nuk mund të krahasojmë domosdoshmërisht se çfarë ka ndodhur në një vend me atë që po ndodh tani në një tjetër," tha Christine Lagarde, kur iu kërkua një krahasim midis dy vendeve.
Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike Olli Rehn nga ana e tij siguroi se evropianët nuk do të lejojë një "kolaps pakontrolluar" të Greqisë, as dalje të vendit nga eurozona, sepse kjo "do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike dhe sociale në të gjithë Bashkimin Evropian me një ndikim serioz në ekonominë globale. "

"BE-ja nuk do të largohet nga Greqia," insistoi ai në një fjalim një qendër kërkimore në Uashington.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›