Përkëdhelje dhe filma, ja pse i ftohti na bën më romantikë
TIRANE - Dashuria nuk ngroh vetëm zemrën, por mesa duket të gjithë trupin. Një studim i fundit tregon se kur është ftohtë, njerëzit janë më të prirur të shikojnë filma romantikë dhe shtojnë përkedheljet me njëri-tjetrin.
Studimi, që kishte si qëllim kryesor të zbulonte lidhjen mes ndjenjave dhe kushteve atmosferike, u realizua nga kërkuesit e “Hong Kong University of Science and Technology”.
Studiuesit pretendojnë se i ftohti rrit nevojën për një “ngrohje psikologjike”, e cila mund të sigurohet përmes filmave romantikë dhe përkëdheljeve nga njerëzit e dashur.
“Ky studim u vjen në ndihmë kryesisht prodhuesve të filmave, të cilët mund të shfrytëzojnë këto rezultate për t’i nxjerrë në dimër filmat e tyre romantikë.”- thonë kërkuesit e universitetit të Hong Kongut.
(er.nu/BalkanWeb)