Kasano, tjetër grindje me tifozët e Sampdorias
ITALI- Dukej një ditë e zakonshme në Boljasko, në qendrën stërvitore të Sampdorias. Pas humbjes në “San Siro”, në stërvitjen e skuadrës që drejtohet nga Xhixhi Del Neri janë paraqitur rreth 300 tifozë, por nuk ka pasur asnjë kontestim ndaj skuadrës. Por, rreth orës 16.10 gjakrat janë ndezur dhe episodi ka përfshirë Antonio Kasanon. Barezi ishte paraqitur para shokëve të ekipit dhe po zhvillonte një stërvitje atletike me përgatitësin Tibaudi. Më pas, ai nisi të vraponte larg turmës së tifozëve, teksa njëri prej tyre i ka thirrur: “Eja të vraposh këtu me ne, mos bëj si i prekur”. Kaq ka mjaftuar dhe Kasano ka reaguar me një gjest banal, duke i ngritur të dyja duart. Kjo ka shkaktuar irritimin e tifozëve dhe kjo ka bërë që Kasano të hyjë në dhomat e zhveshjes përpara kohe. Pas fjalëve të rënda në përfundim të ndeshjes Sampdoria-Bari (0-0) më 1 nëntor, kjo ishte hera e dytë që Kasano përplaset me tifozët e ekipit të tij. “Këto janë gjëra që ndodhin, - tha kapiteni i Sampdorias. – Ka nga ata që punojnë dhe rrinë urtë, ka nga ata që e interpretojnë keq një frazë dhe përgjigjen”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)