E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder konfirmon: Po, do luaj kundër Rubinit

Uesli Shnajder duket se ia ka dalë mbanë të rekuperohet për ndeshjen e sotme ndaj Rubin Kazan, një nga më të rëndësishmet e këtij sezoni për Interin. Holandezi vetë ka konfirmuar dje se do të jetë në fushë kundër kampionëve të Rusisë. “Nëse ndjehem talisman i Interit? Nesër (sot) na pret një ndeshje të vështirë, me ose pa mua në fushë, - tha ai. – Unë jam një nga 18 lojtarët e Interit, edhe nëse nuk luaj skuadra është në gjendje të fitojë. Dhe në fakt kjo ka ndodhur shpesh edhe kur unë nuk kam qenë në fushën e lojës”, deklaroi Shnajder. Holandezi u mor në përfundim të merkatos së verës nga Reali i Madridit, por është kthyer në një futbollist kyç për skuadrën zikaltër. Mungesa e tij ka ndikuar jo pak në rendimentin e kampionëve të Italisë, gjë që u pa sidomos në ndeshjen me Barcelonën dy javë më parë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›