Akciza dogana humbet terren tek artikujt e luksit
Pothuajse te gjithe artikujt kryesore te luksit kane pesuar ulje te ardhurash ne dogane gjate periudhes janar-gusht 2010. Pervec karburanteve mallrat e tjere si pijet alkoolike birra apo cigarja kane rezultuar me mungese te ardhurash te planifikuara ne buxhet.
Konkretisht sipas Ministrise se Financave te ardhurat gjithsej nga akciza per periudhen janar-gusht arriten ne rreth 25 miliarde e 400 milione leke duke shenuar rritje te konsiderueshme prej 12.8 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te nje vit me pare ose 2 miliarde e 900 milione leke me shume.
Nga administrata doganore jane mbledhur rreth 16 miliarde e 400 milione leke qe perbejne 65 per qind te te ardhurave gjithsej nga akciza dhe ecuria e tyre ka qene vendimtare ne realizimin e ketij zeri ne buxhet thote ministria ne raportin e detajuar fiskal per muajin gusht. Doganat mbledhin akcizen e karburantit te importuar te birres se importuar si dhe te mallrave te tjere me peshe me te vogel qe nuk taksohen me ane te pulles se akcizes. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2009 te ardhurat nga akciza ne dogane jane 3 miliarde 200 milione leke me shume ose rreth 24 per qind.
Duke i ndare sipas llojit per periudhen janar-gusht 2010 sasia e karburanteve te zhdoganuar eshte 323.2 mije tone me rritje 11.3 per qind dhe te ardhura 26.8 per qind me te larta sasia e cigareve te zhdoganuara eshte 2.6 mije tone me nje ulje prej rreth 3 per qind sasia e birres eshte 25.8 milione litra me nje renie prej 3 per qind ndersa te ardhurat e mbledhura nga dogana per pijet alkoolike kane qene 10.4 per qind me ulet se nje vit me pare.
Nga administrata tatimore jane mbledhur akciza rreth 9 miliarde leke me renie vjetore 3 per qind. Te ardhurat nga akciza te mbledhura nga tatimet perbejne rreth 35 per qind te te ardhurave gjithsej nga akciza. Tatimet mbledhin akcizen mbi cigaret dhe pijet alkoolike pervec birres permes pulles se akcizes si dhe akcizen e karburantit te prodhuar ne vend ARMO. Sipas grupmallrave te ardhurat nga karburantet e prodhuara ne vend kane pesuar nje ulje prej 56 per qind evidenton ne raport ministria. Sa u takon cigareve te ardhurat e mbledhura permes pullave fiskale jane rritur me 20 per qind si pasoje e rritjes se nivelit te taksimit te cigareve ne shtator 2009 kurse te ardhurat e mbledhura nga pijet alkoolike me pulle akcize kane shenuar 15.9 per qind pasi edhe per disa kategori te pijeve alkoolike akciza u rrit ne shtator 2009 me rreth 50 per qind.