Kasbaja mbetet jashtë çdo studimi urbanistik
08/04/2009 Kryebashkiaku Peleshi shpërfill gjysmën e Korçës
Bashkia e Korçës lë jashtë çdo investimi lagjen 5 shekullore të Korçës
Projekt për planin rregullues, harrohet “Kasabaja”
KORÇA- Kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi vazhdon të shpërfillë gjysmën e qytetit, madje atë pjesë që njihet si një nga lagjet më të vjetra të këtij qyteti, pasi zanafilla e saj starton që nga viti 1484 ose 525 vjet më parë, çka do të thotë se pa atë lagje (e quajtur ndryshe Kasabaja), Korça e sotme nuk do të kishte asnjë kuptim. Nëse nuk do të kishte ekzistuar ajo lagje, nuk do të ekzistonte as pazari, as hanet dhe as qendra administrative e dikurshme e Korçës, madje nuk do të kishte ekzistuar as Korça e sotme. Por edhe pse e vërteta është kështu, kryebashkiaku Niko Peleshi, bën sikur nuk e vëren këtë lagje të vjetër edhe pse ajo shtrihet përpara dyerve të bashkisë së këtij qyteti. Që nga dita e parë e uljes së tij në karrigen e kryetarit të bashkisë e deri më sot investimet në këtë lagje ose kanë munguar krejtësisht, ose kanë qenë mjaft të pakta e të parëndësishme. Shpërfillja e Peleshit ka nisur të bëhet mjaft shqetësuese për banorët e kësaj pjese të qytetit.
Lagjja e vjetër jashtë çdo projekti
Tashmë kjo lagje, edhe pse më e vjetra, ka mbetur sërish jashtë çdo projekti të rëndësishëm të bashkisë Korçë. Një gjë e tillë u bë e njohur gjatë një takimi në bashkinë e qytetit të Korçës, ku kryebashkiaku Niko Peleshi dhe administrata e tij kanë shpallur konkursin ndërkombëtar për projektin e studimit të qendrës së qytetit. Sipas burimeve zyrtare pranë kësaj bashkie, studimi do të përfshijë një sipërfaqe prej 28 hektarësh, çka do të thotë se në këtë projekt studimor do të përfshihet pjesa më e madhe e anës tjetër të qytetit, ndërsa nuk do të studiohet asnjë pëllëmbë vend, nga lagjja e “Kasabasë”. Nga të njëjtat burime mësohet gjithashtu se konkursi ndërkombëtar për studimin e qendrës së qytetit do të marrë në shqyrtim sheshin që gjendet përballë Katedralës, sheshin që gjendet përpara kinemasë, shëtitoren “Fan Noli”, bulevardin “Shën Gjergji”, sheshin që gjendet përballë teatrit “Andon Zako Çajupi”, për të përfunduar aty ku gjendet Banka Kombëtare Tregtare. Nga sa shihet më sipër nuk bëhet fjalë vetëm për qendrën e qytetit të Korçës, por për të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore që përshkojnë gjysmën tjetër të Korçës, duke anashkaluar kështu vetëm lagjen më të vjetër të këtij qyteti, ose gjysmën tjetër të Korçës.
Kryebashkiaku
Kryebashkiaku Peleshi, ndërsa ka bërë të njohur shpalljen e konkursit ndërkombëtar për studimin e qendrës së qytetit, në të njëjtën kohë, me këtë rast, ka dhënë edhe shpjegimet e veta, ku midis të tjerash ka theksuar. “Po fillon një kapitull shumë i rëndësishëm, i cili do të vendosë Korçën përfundimisht mbi shina, e thënë në kjo në kuptimin urbanistik dhe arkitekturor”. Nëse kryebashkiaku Peleshi e konsideron këtë gjë si një “kapitull të ri” dhe nëse mendon se këto do të jenë “shinat” ku do të ecë qyteti i Korçës, atëherë nuk ka thënë gjë tjetër veçse faktin që “në këtë kapitull” nuk do të bëjë pjesë lagjja e vjetër e Korçës dhe se “në këto shina” nuk do të ece ajo pjesë e qytetit nga e cila e ka zanafillën qyteti i Korçës.
Ndërkohë Peleshi ka vënë në dukje se ky studim do të gërshetojë modernen me tradicionalen, por me sa duket ai nuk arrin të shikojë se, ashtu si modernia edhe tradicionalja që ekzistojnë në njërën anë të Korçës, ashtu ekzistojnë edhe në pjesën tjetër të qytetit dhe jo vetëm atje ku ai ka qejf të vështrojë. Përse Niko Peleshi nuk arriti të thotë asnjë fjalë për lagjen e “Kasabasë” këtë gjë e di vetëm ai.
Harresa, që nga koha e Enver Hoxhës
Harresa ndaj kësaj pjese të qytetit nuk është e rastit. Në të vërtetë harresa ka zënë fill që nga dita e parë e ardhjes në pushtet e diktatorit Enver Hoxha. Ishte pikërisht ky njeri që la në harresë Xhaminë e Iliaz bej Mirahorit, që la në harresë pazarin e vjetër, një nga perlat e këtij qyteti, që la në shkatërrim të plotë të gjitha hanet e vjetër, por që në të njëjtën kohë masakroi dhe gjithë dyqanet e kësaj lagjeje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe diktatori Hoxha, pretendonte se kërkonte gërshetimin e tradicionales me të renë, por në të vërtetë ajo çka i pëlqente më shumë atij, kishte të bënte me tradicionalen dhe të renë komuniste.
Konkursi, priten 5 projekte
Ndërsa shpallet një konkurs ndërkombëtar, nga i cili do të dalin 5 projektet më të rëndësishme dhe ku më pas do të nisë një fazë tjetër për të evidentuar projektin më të mirë, ndërkaq nuk gjen asnjë rresht të shkruar për pjesën tjetër të lënë në harresë edhe pse ky studim do të realizohet me taksat e gjithë banorëve të këtij qyteti. Megjithatë, edhe pse studimi do të shtrihet në 28 hektarë, çka do të thotë se sipërfaqja e studiuar do të jetë e konsiderueshme për një qytet të vogël siç është Korça, sërish për këtë pjesë të qytetit, nuk do të ketë studim qoftë edhe për një pëllëmbë vend, sepse sipas tij, qendra e qytetit u shtrika vetëm në njërën atë të Korçës.