Vëllezërit vrasin gabimisht një klient në lokal
08/04/2009 Nadir Qoku u qëllua me dy plumba pistolete, vrasësit kanë mbetur ende të lirë
Babajt u zunë me Harushën dhe e qëlluan kur dilte nga lokali, pa mundur ta vrisnin
SHKODËR- Kafja e mbrëmjes së vonë të së hënës do të ishte e fundit për 41-vjeçarin Nadir Quku, i cili u qëllua gabimisht nga dy plumba pistolete, të shkrehura për dikë tjetër që sapo ia kishte mbathur me vrap nga kafeneja. Autorët (dy vëllezërit Baba nga Mjeda) synonin pikërisht eliminimin e Ndriçim Harushës, pasi kishin bërë një sherr të momentit dhe për fat të keq qëlluan atë që kishin më afër. Vrasja e tij tronditi jo vetëm familjen e viktimës, por edhe gjithë banorët e qytetit, për shkak se ishte i pafajshëm. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të hënës, në një lokal të Shkodrës, tek “Pedonalja e re”, në Piacën muzeale të qytetit, ka filluar një debat i çastit mes tre personave. Më pas debati është acaruar duke kaluar në konflikt të ashpër. Në këto momente është qëlluar me armë zjarri ndaj të përfshirit në konflikt, por fatkeqësisht plumbat kanë qëlluar një shtetas tjetër që po pinte kafe në të njëjtin lokal. Pas kësaj ngjarjeje blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishte qëlluar rëndë me armë zjarri shtetasi Nadir Quku, lindur e banues në qytetin e Shkodrës. Quku u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht as ndërhyrja e mjekëve nuk mundi ta mbante atë në jetë. Blutë e Shkodrës filluan këqyrjen e vendit të ngjarjes për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me qëllim dhe gjetjen e autorëve që ishin larguar. Sipas të njëjtave burime zyrtare policore, në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja pistolete model 54 dhe 3 gëzhoja pistolete model 56.
Hetimet
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje mëngjesin e së martës mbërriti në Shkodër dhe nëndrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Agron Kuliçi. Pas disa orësh hetime, strukturat hetimore arritën dhe të zbardhin ngjarjen dhe bashkë me të të identifikojnë dhe autorët. Sipas policisë, në njërin prej lokaleve të ndodhur në rrugën pedonale të qendrës së qytetit kishte pasur një konflikt që ishte pasuar me përleshje ndërmjet dy vëllezërve Ilir dhe Basri Baba, përkatësisht 38 dhe 30 vjeç, lindur e banues në fshatin Mjedë me shtetasin Ndriçim Harusha nga rrethinat e Shkodrës. Përleshja ka përfunduar me nxjerrjen e pistoletave nga dy vëllezërit Baba, të cilët kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Harusha. Ky i fundit ka mundur të largohet pa u qëlluar nga armët e zjarrit, por fatkeqësisht plumbat janë ndalur në trupin e shtetasit Nadir Quku, duke i marrë jetën. Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Baba dhe po punon për kapjen e tyre. Deri tani janë shoqëruar rreth 10 persona që mund të kenë dijeni për largimin apo strehimin e të akuzuarve për vrasje. Ndërkohë blutë janë duke krehur të gjithë zonën e Mjedës, rreth 20 kilometra larg qytetit të Shkodrës, në kërkim të dy autorëve. Forcat policore kufitare po mbajnë nën kontroll dhe të gjithë zonën e gjelbër dhe ujore në kufirin me Malin e Zi.