E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e vdekjes vagoni perplas ne galeri minatorin

Bajram Neziri eshte plagosur ne minieren e Bulqizes. Policia po heton shkaqet e aksidentit te 42-vjecarit

Nje tjeter minator per pak sa nuk i eshte shtuar listes se zeze se minieres se Bulqizes kur nje 42-vjecar ka mbetur i plagosur si pasoje e perplasjes ne thellesite e galerise se kesaj miniere nga nje vagon. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne minieren e ferrokromit kur teksa kane qene duke punuar ne zonen nr. 15 nen toke Bajram Neziri 42 vjec eshte goditur nga vagoni me te cilin transportonte kromin duke u perplasur pas murit te galerise. Per pasoje 42- vjecari ka marre demtime serioze gjate perplasjes ndersa kane qene koleget e tij te tjere qe kane bere te mundur nxjerrjen ne siperfaqe ne kohe te te plagosurit dhe transportimin e tij me urgjence per ne spital. Fatmiresisht minatori Neziri ndodhet jashte rrezikut per jeten fale nderhyrjes ne kohe te mjekeve specialiste. Nderkohe qe ne vendngjarje kane shkuar forca te policise qe kane filluar dhe hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit. Sipas te dhenave paraprake ngjarja duket se eshte konsideruar si aksidentale megjithate hetimi i eksperteve pritet te percaktoje qarte kur dihet se mungesa e kushteve teknike dhe problematika e trajtimit te punonjesve ne kete miniere eshte kthyer prej vitesh ne nje lufte te vertete mes tyre dhe drejtuesve te firmes.

Ka qene duke punuar si perdite ne thellesite me te erreta te nentokes pikerisht ne galerine 15 kur shkeputja e vagonit te ngarkuar me disa kuintale krom ka perplasur pas murit minatorin Bajram Neziri 42 vjec nga Bulqiza. Fatmiresisht nje gje e tille eshte vene re nga koleget e tij me te afert gjate punes ne ato momente. Pas ndihmes te kerkuar nga ana e ketyre te fundit menjehere afer pusit kane shkuar kolege te tyre te cilet kane bere te mundur nxjerrjen ne siperfaqe te tokes te 42-vjecarit te demtuar. Nga ana tjeter minatoret e tjere qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes kane lajmeruar policine e Bulqizes te cilet kane mberritur menjehere ne vend duke shoqeruar per ne spital Bajram Nezirin. Nderkohe burime policore lokale u shprehen dje se nga ekspertiza e bere nga ana e tyre shkak i ketij aksidenti eshte bere vagoni me te cilin minatori 42-vjecar Neziri transportonte kromin cka ka sjelle dhe perplasjen e tij pas murit te galerise. Lidhur me kete fakt mesohet se kane qene te pakta mundesite e te demtuarit te levize pasi eshte gjendur ne pjesen me te thelle te pusit ku dhe vagoni i rende qe e ka perplasur pas murit ka bere te pamundur levizjen dhe perpjekjet e fundit per te shpetuar veten nga ky aksident.

Aksidenti i djeshem ne minieren e ferrokromit ne Bulqize deshmoi edhe nje here per kushtet e keqija te galerive ku punojne minatoret e zones. Madje zona ku 42-vjecari Neziri pesoi aksidentin eshte e detyrueshme te sigurohet me masa te larta sigurie. Vetem gjate ketyre dy-tri viteve te fundit ne kete miniere kane humbur jeten me dhjetera kryefamiljare te cilet shohin si te vetmen rrugedalje per mbijetese punesimin ne kete miniere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›