Fier, zhvendosen zyrat e aplikimit shkakton kaos procesin e kartave
Zhvendosja e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit në Fier ka krijuar një tjetër kaos në këtë proces. Tashmë shënohet edhe fundi i afatit për aplikim të qytetarëve që nuk kanë asnjë dokument dhe të gjitha këto arsye e kanë bërë tepër të vështirë procesin, ndërsa ata që vuajnë mbetën vetë qytetarët. Po presim në radhë dhe nuk e dimë se kur do të na shërbehet.
Unë jam emigrante dhe më duhet të largohem nesër. Këta më thonë që do të presim derisa të instalohen pajisjet. Unë nuk kam kohë. Nuk e dimë çfarë do të bëhet. Kjo po na sjell probleme. Kemi tre ditë që vijmë dhe po përballemi më justifikime të ndryshme, shprehet Hajrie Noka. Ndërkaq, fakti i zhvendosjes së këtyre ambienteve e ka pezulluar dje punën, ndërsa pritet që të përfundojnë pikësëpari instalimet dhe më vonë do të nisë sërish procesi. Na kishin dalë shumë probleme me gabimet dhe kjo i mundonte shumë qytetarët. Duke patur parasysh që nuk kemi shumë kohë, u detyruam të zhvendosemi pranë ambienteve të zyrave të gjendjes civile, pasi ishim shumë larg. Sapo të instalohen pajisjet dhe ne nuk do të vonohemi më. Kërkojmë që qytetarët të mos na krijojnë probleme por ta mirëkuptojnë këtë fakt, ka deklaruar operatori i zyrës së aplikimeve, Ermir Dashi. Problemet me gabimet në certifikata, vonesat e internetit, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e kuponëve për aplikim dhe së fudmi kjo zhvendosje duket se po e rëndojnë procesin e aplikimit të kartave në Fier, duke patur parasysh që afatet tashmë janë të limituara.