E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, vizitë në Babrru në familjen Dalipi

Kreu i Bashkisë Rama ka vizituar sot një familje të varfër në Babrru të Tiranës, ku banorët mezi sigurojnë jetesën e përditshme. Familja Dalipi ka ardhur nga veriu qysh në vitin 1993, por shumica e anëtarëve të saj janë pa pune. 

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Edi Rama, ka vizituar sot familjen e Osman dhe Bahrije Dalipi, banues në Babrru të Tiranës, Komuna e Paskuqanit. Familja Osmani ka ardhur në vitin 1993 nga Klosi (Mat) dhe e ka ndërtuar jetën e saj modeste mes një papunësie e vështirësish të mëdha ekonomike që ofron jeta e përditshme në zonat informale të kryeqytetit. Kryebashkiaku Rama ka kaluar disa orë me pjesëtarët e kësaj familjeve e cila është e përbërë nga 7 anëtarë, nga të cilët i vetmi që siguron të ardhurat për mbijetesë është kryefamiljari, z Osman Dalipi.
Rama drekoi e njëkohësisht u njoh nga afër me gjendjen dhe pamundësitë ekonomike sociale, që kjo familje e qindra të tjera të ardhura nga zona të ndryshme të Shqipërisë përballen çdo ditë të jetës së tyre të vështirë.
Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me familjes Osmani ka vënë theksin gjithashtu në domosdoshmërinë e shkollimit dhe edukimit të brezit të ri, si një mundësi për të pasur nesër një jetesë më të mirë.
Po ashtu një nga problemet shqetësuese jo vetëm të kësaj familje, por edhe të një pjesë të konsiderueshme të mbarë familjeve shqiptare mbetet papunësia, mungesa e një pune stabël dhe të përditshme e cila sipas kryefamiljarit Dalipi: “Një ditë pa punë baraz një ditë pa bukë” .(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›