Sarkozi: E kam seriozisht
Presidenti francez ka dale hapur per sa i perket lidhjes se tij te dashurise me ish-topmodelen Karla Bruni, duke thene se behet fjale per dicka serioze. Por jo vetem kaq, ai ka lene te kuptohet se se shpejti do te kete edhe nje martese, por pa dhene ndonje date specifike. "Marredhenia me Karlen eshte dicka serioze, por nuk do te jete "Journal du Dimanche" (gazeta e se dieles) qe do te percaktoje daten e dasmes", - ka thene kreu i pallatit "Elize" gjate nje konference per shtyp. "Ka shume mundesi qe ta zbuloni pasi te kete ndodhur, dhe une flas ne emer te te dyve", - i eshte pergjigjur ai pyetjes se gazetareve, se kur mund te martohej me Brunin. Kete te diel, e perjavshmja "Journal du Dimanche" publikoi nje lajm, sipas te cilit, presidenti francez do te martohet me Karla Brunin ne 19 shkurt te ketij viti. Por Sarkozi nuk konfirmoi dhe as nuk hodhi poshte kete date, thjesht la te kuptohej se po planifikon te martohet me kantautoren nga Torinoja. Pavaresisht se ka vetem 8 muaj qe eshte bere president i Frances, pjesa me e madhe e gazetareve kane treguar me shume interes per historine e tij te dashurise me Brunin, sesa per ceshtjet shteterore. "Te qenit President i Republikes shpesh nuk te jep te drejten te jesh i lumtur", - ka thene Sarkozi para gazetareve, duke shpjeguar se ka reflektuar shume dhe ka vendosur te thyeje akullin e paraardhesve te tij, duke bere nje gjest te tille. "Bashke me Karlen kemi vendosur qe te mos genjejme dhe nuk duam qe te fshihemi", - eshte shprehur Sarkozi. Ne fund, presidenti francez ka pohuar vuajtjen gjate divorcit me ish-gruan e tij, Sesiljan. "Ne 2007-en u divorcuam dhe nuk ka qene nje periudhe e bukur e jetes sime. Me Karlen kemi vendosur qe te marrim plotesisht pergjegjesine e veprimeve tona", - ka perfunduar ai.