"Kashari 2", prangosi zyrtaret per abuzime me toka
Tete persona, mes te cileve dhe kryetari i Komunes Kashar, ne Tirane u vune ne pranga ne 2 dhjetor te vitit te kaluar ne kuader te operacionit te koduar "Kashari 2". Te akuzuar sipas prokurorise kane permbushur veprat penale te "korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore", "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve zyrtare" etj., si shkak i mbivendosjes se pronave ne Komunen e Kasharit. Hetimet ne lidhje me me abuzimet me tokat ne komunen e Kasharit nisem menjehere pas kallzimit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit pas kontrollit te bere ne dokumentacionin e kesaj komune ne periudhen kohore 2000-2007, ku kane rezultuar abuzime mjaft te medha. Ne keto abuzime ishin te perfshire tre kryekomunare, Alfred Sulaj, Faik Fejzo dhe Naim Karaj. Se bashku me ta rane ne pranga edhe Islam Shera, ish-kryeplaku i kesaj komune, Shefqet Alikaj, pergjegjesi i Zyres se Kadastres, si dhe Ismail Sulaj e Xhevair Hyka, banues ne Kashar