Zihen me kacavida taksistet, nje i plagosur
TIRANE - Dy taksiste jane perleshur me kacavida, nje dite me pare ne Laprake, pas nje aksidenti te ndodhur. Burimet e policise kane bere te ditur, se ne pranga eshte vene Shyqyri Kryeziu, nderkohe qe ne spital eshte derguar i demtuari Vladimir Arapi. Gjithcka ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme kur dy personat, kane qene duke udhetuar me makinat e tyre, me te cilat punonin si taksi. Gjate punes se tyre, te dy keta persona jane perplasur me njeri-tjetrin, duke demtuar makinat e tyre. Ketu ka nisur dhe sherri mes te dyve, qe ka sjelle dhe plagosjen me kacavide te Arapit, nga kolegu i tij, Kryeziu. Burimet e policise qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes, kane bere te ditur se zenka ka nisur me fjale dhe me pas ka degjeneruar ne grushte deri dhe ne perdorimin e kacavidave qe i kishin me vete dy shoferet. Nga kjo ngjarje ka ngelur i plagosur Vladimir Arapi, i cili eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, ku ka marre ndihmen e pare dhe sipas te dhenave, ndodhet jashte rrezikut per jeten ne gjendje te mire shendetesore. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu te kryeqytetit, te cilat jane njoftuar nga personat qe ndodheshin aty. Policia ka vene ne pranga Shyqyri Kryeziun, ndaj te cilit eshte ngritur akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative". A. Cena